Raportuesi i KiE, Dick Marty ka deklaruar se hetimin mbi trafikun e organeve në Kosovë duhet ta zhvillojnë amerikanët dhe jo evropianët.
Sipas tij, nëse Evropa do të merrej me akuzat që ngrihen në raportin e tij, cdo gjë do të mbyllej në heshtje.
“Sinqerisht, më shumë shpresë kam tek amerikanët sesa tek evropianët, sepse në këto hapësira, në vecanti mes shqiptarëve në Kosovë, ata janë më popullorë. Mendoj se iniciativa amerikane do të pranohej më mirë, pasi EULEX nuk është aq popullor”, ka pohuar Marty.
Duke folur në një intervistë për revistën boshnjake “Slobodna Bosna”, senatori zviceran ka shtuar se nuk dëshiron t’i prezantojë misionit EULEX burimet e tij pasi druhet për jetën e tyre.