Shkruan: Kushtrim MALIQI
Kur kanë mbetur më pak se një muaj që kur qytetarët e Republikës se Kosovës i pret një start up i ri, është dita e hënë e 12 Qershorit 2017, mëngjesi i së cilës pritet të zbardh me një parlament të ri, me një formacion ose struktur të re politike nga e cila priten ndryshimet, ndryshimet për të mirë të cilat dorën në zemër janë pritur qysh prej pas luftës, qysh prej kohës së shporrjes nga Republika e horrave paramilitarë të armatosur serbë nga të cilët gjithkush që sot në Republikë ka më shumë se 18 vjet ka kujtimet më të këqija të jetës së tij.
Pasë parasyshë faktin që komunat shqiptare, Medvegjë, Bujanoc e Preshevë qysh atëherë mbetën jashtë Republikës, jo me letra por me gojë, sot cdo qytetarë i këtyre trojeve etnike me shqiptarë veten e quan qytetarë i Kosovës Lindore dhe sigurisht se sytë i ka kahë Republika e Kosovës, bile më shumë se nga Republika e Shqipërsië.
Problemet e qytetarëve të Kosovës Lindore nuk mund ti zgjidhë asnjë kryetar komunë as i Preshevës, Medvegjës ose i Bujanocës, kemi dëgju pallavra nga udhëheqësit tanë se ne nuk kemi ditur të bisedojmë me Beogradin tash e sa vite, cka janë vërtet fjalë fëmijësh, nevojat e ruajtjes së qenësis ose ekzistencës së qytetarëve të Kosovës Lindore zgjidhen vetëm dhe vetëm në tryeza bisedimesh bilaterale, sigurisht me ndërmjetsim ndërkombëtar, sigurisht edhe me pjesmarre të përfaqësuesve të këtyre trojeve.
Pse Ramush HARADINAJ
Kur në Kosovë sot dëgjon të flitet për periudhën e qeverisjes së Ramush Haradinajt, pak a shume fillojnë të bëjnë hajgare, të tallen me fjalët “hajde se boll mo, qe sa vjet tu e permen ato 3 muj të Ramushit, ku osht Ramushi që spo vjen me rikonfirmu se ka punu mirë”, po mirë, po pajtohna edhe unë që Ramushi ka humb shumë kohë, po spo pajtohna që Ramushi është dashtë të futet në një thes me hajnat, në një thes me nënshkruesit e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, nuk po pajtohna që Ramushi është dashtë të futet me një thes me ata që i fituan votat e shqiptarëve të Kosovës Lindore duke i rrejtë me atë “REZOLUTëN” e famshme që e përdori LDK para zgjedhjeve dhe kurr, asnjëherë nuk e hapi gojën rreth asaj rezolute për 3 vite sa Qeverisi.
Ky konstatim ishte i pari dhe i fundit, për sa i përketë tërheqjes së paraleles mes arsyes pse duhet me ardhë Ramushi kryeministër dhe arsyes pse tjerët nuk i duhen Kosovës Lindore. Pse?
Sepse ne e kemi diku në sirtaret e arkivave shtetrore të Republikës së Kosovës iniciativën e Ramush Haradinajt gjatë kohës sa udhëhiqte me institucionet e vendit ku kishte hartuar një program të veqant për trajtimin e qytetarëve nga Kosova Lindore, një program ku nuk do të lejohej turpi i Qeverive nga Tirana e Prishtina me donacionin 100 mij euro për një maternitet karshi miliona eurove të Serbisë për serbët e Kosovës.
Qytetarët e Kosovës Lindore janë duke e përjetuar tmerrin e vërtet në paqe, janë duke e përjetuar sfidat më të padrejta për të mbijetuar, qytetarët e Kosovës Lindore nuk janë duke jetuar, janë duke mbijetuar, nuk po flasim për mbijetesë biologjike, sepse kotë nuk e kemi shprehjen “BUKë E KRYP E ZEMëR”, po flasim për mbiejetëse kombtare, gati 50 % e qytetarëve të Kosovës Lindore janë shpërngulur si azil nëpër Europë, Serbia si gjithnjë qëllim keqe ikjen si azil, duke mos pasur mundsi të kthehen në vendlindje deri në rregullimin e dokumentacionit po e shfrytzonë këtë kohë “vakum” dhe me ligj po e rregullon që qytetarët që mungojnë me vite në atdhe, mund ta humbin nënshtetsinë, cka i bie se Serbia po e zbrazë Luginën, ky është fenomen është më i rrezikshëm se lufta, për ata që duan ta kuptojnë si të tillë.
Ramushi si njëri i luftës e i paqës, si atdhetarë për shqiptarët jashtë kufirit, e si burrështetas për pakicat në Kosovë do të ishte emri më i mundshëm që Republikën e Kosovës ta drejtojë në këtë fazë të vështirë të ekzistencës së saj, në fazën e pubertetit.

 

SHPËRNDAJE