New York, 16 maj  -Ashtu siq kemi paraljmeruar sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork eshte mabjtur seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, në të cilën shqyrtohet raporti i fundit tremujor i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guteres kushtuar punës së UNMIK-ut. Seanca do të merret mbi raportin e rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres të përkushtuar për punën e UNMIK-ut dhe situatën në Kosovë në periudhën nga 16 janari deri në 15 prill 2017.

Burime të “Presheva Jonë” bëjnë të ditur se në sesionin e ardhshëm të KS të OKB-së në Në New York nga Prishtina udhton Zhair Thaini shefi i UNMIK-ut kurs ene New Yrok shoqerohewt nga mabsadorja e Hashim Thacit Citaku.  Në seancen e sotme te”Këshillit të Sigurimit te OKB-së për Kosovën eshte prezent edhe nje person i pazakonshëm nga Beogradi ne vend te Ivica Dacic,  Ministrja e Drejtësisë Nela Kuburovic.

Ministri Kuburovic për të shprehur mendimin dhe qëndrimin e Serbisë në një raport të ri mbi statusin e UNMIK-ut në Kosovë dhe qëndrimin e sotme të Qeverisë së Serbisë në lidhje me ngjarjet e caktuara politike në mes të Beogradit dhe Prishtinës, tha Ministria e Drejtësisë.

Kuburoviq: Kosova të plotësojë përkushtimet e veta rreth asociacionit

Ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Nela Kuburoviq, ka thënë në seancën e KS të KB-ve për Kosovën, se nuk është arritur përparim për asociacionin, ndërsa vendimin e gjykatës franceze në Colmar për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt e ka quajtur skandaloz.

Në fjalën e saj, Kuburoviq ka theksuar se lidhur me çështjen e formimit të asociacionit duhet të dëgjohet zëri i partnerëve evropianë.

“Prishtina duhet të plotësojë përkushtimet e veta rreth asociacionit dhe duhen veprime specifike. Serbia është e përkushtuar në ruajtjen e paqes. Sistemi i drejtësisë nuk duhet të mbetur i heshtur ndaj kërcënimeve për pastrim etnik të serbëve”, ka thënë ajo.

Sipas saj, vendimi i gjykatës franceze në Colmar është skandaloz për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, duke thënë se Haradinaj po bën kërcënime për marrjen “me forcë të territorit të Serbisë”.

Gjatë fjalimit të saj, Kuburoviq ka përmendur edhe Uilliam Uoker, ish-diplomatin amerikan, duke thënë se ai ka “keqpërdorur pozitën” derisa ishte në krye të misionit të OSBE-së gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Do shtuar se KS te OKB-së  sot eshte permendur edhe agennmcia e lajemeve “Presheva jonë” dhe deklaratat e liderit Jonuz Musliut per Bashkimin e Luginën e Presheves me Kosoven.

 

Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve pranë KB-ve, Mishel Sison, ka thënë të martën se vendi i saj përsërit thirrjen që KS i KB-ve të shtyjë raportimin e UNMIK-ut nga tre në gjashtë muaj, ndërsa u bëri thirrjeve shteteve anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

Ajo në seancën e KS të KB-ve, tha se udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë duhet të revitalizojnë bisedimet dhe të zbatohen marrëveshjet e dialogut, duke punuar në mënyrë aktive.

“Kufomat në Raqak janë dëshmi e masakrës dhe dhunës që ka ndodhur atje”, ka thënë diplomatja amerikane duke iu kundërvënë ministres serbe Nela Kuburoviq rreth akuzave për rolin e ish-diplomatit Uilliam Uoker derisa ishte shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Për më tepër, diplomatja amerikane ka përsëritur se kufijtë e vendeve të Ballkanit janë të definuar, derisa ka inkurajuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë tash një gjë të tillë.

“U bëjmë thirrje liderëve nga rajoni që t’i shmangen deklaratave ndezëse dhe të fokusohen në gjëra, të cilat u sjellin vendeve të tyre përparim”, ka thënë Sison.

Sison ka thënë se KS i KB-ve duhet ta shtyjë raportin për Kosovën nga tre në gjashtë muaj, ndërsa ka kritikuar kërkesën e UNMIK-ut që buxheti për vitin e ardhshëm të rritet për dy milionë dollarë.

“Uashingtoni mbështet reduktimin e UNMIK-ut në dritën e përparimit që ka arritur Kosova”, ka thënë ajo.

Rusia: Dialogu Beograd-Prishtinë është në qorrsokak

Zëvendës ambasadori rus pranë KB-ve, Vladimir Safronkov ka thënë të martën se dialogu Kosovë-Serbi me muaj është në qorrsokak.

Safronkov në KS të OKB-së, po ashtu, tërhoqi vërejtjen se formimi i Ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe se vendimet e Kuvendit të Kosovës në lidhje me procesin kundër Ramush Haradinajt në Francë “janë të rrezikshme”.

EULEX, ka shtuar ai, duhet të sigurojë qasje të paanshme në proceset, për të cilat siç u shpreh ai, Tribunali i Hagës nuk ia ka arritur ta bëjë.

Çitaku ka folur edhe për deshtimine procesve te libarazlizmit dhe demarkacionit qe rreezultoi me rrezimin e qeverise Thaci-Mustafa. Sipas saj Kosoven epret proces zgjedhor të 11 qershorit dhe qeveria e re do të ketë nevojë për kredibilitet për të çuar përpara agjendën. “Nuk ka Kosovë të Madhe dhe as Shqipëri të Madhe”, është shprehur ajo.

 

 

 

SHPËRNDAJE