A e dini ju se si Nasradin Hoxha i ka numëruar 30 ditët e muajit të Ramazanit? Për çdo ditë vëndonte nga një gur në një tenxhere. Vajza e tij e vogël e kishte parë babain se ç’bënte dhe vendosi t’i ndihmonte babait në mbledhjen e gurëve. Pa e ditur babai, ajo i vëndoi edhe disa gurëz brenda tenxheresë.

 

Pas disa ditësh Nasradinin e pyeti një fqinji i tij: “More, cila ditë e agjërimit është sot?” Nasradini me vrap shkoi te tenxhereja e tij dhe i numëroi gurëzit. Paramendoni se sa mund të jetë habitur ai kur i dolën gjithsej 125 gurëz! Nga frika të mos përqeshet nga komshia iu përgjigj atij: “Sot është dita e 45 e Ramazanit”.

 

Komshia u habit fare dhe e pyeti: “Si ka mundësi kështu, kur dihet se krejt muaji i Ramazanit ka vetëm 30 ditë?”

 

 

SHPËRNDAJE