Kryetari i KKSH-së z.Galip Beqiri uron besimtarët musliman të Kosovës Lindore muajin e Ramazanit.

Në emër të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë si dhe në emrin tim personal  I u rojmë të gjithë besimtarëve musliman në Bujanoc,Medvegjë dhe Preshevë që ky muaj të jetë muaj I solidaritetit dhe I humanitetit. Këtë muaj ta shfrytëzojmë për shtrirjen e dorës për njëri tjetrin për ata që kanë nevoj për ne,thuhet në urimin e kryetarit të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë drejtuar qytetarëve të Kosovës Lindore z.Galip Beqiri.

Bujanoc, 19 Korrik 2012
Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar
Gaip Beqiri

——————————————————————————-

Mustafa uron qytetarët për muajin e Ramazanit

Nesër, besimtarët myslimanë nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam nderin, kënaqësinë e privilegjin që në emër të Kryetarit të Komunës dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë.Agjërimi i muajit të Ramazanit është një ibadet që bartë në vete urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin. Ramazani i sivjetshëm, për ne ka një rëndësi të veçantë, ngase jemi në vitin jubilarë të pavarësisë së shqiptarëve.Uroj që agjërimi, lutjet dhe ibadetet e myslimanëve gjatë muajit të Ramazanit të jenë të pranuara.

Preshevë, 19 Korrik 2012
Kryetari i Komunës dhe i PDSH-së
Ragmi Mustafa

——————————————————————————-

URIME MUAJI I BEKUAR I RAMAZANIT

Të nderuar qytetarë të besimit Islamë të komunës së Bujanocit, po fillon muaji i bekuar i Ramazanit, muaji i solidaritetit dhe paqes.
Allahu na mundësoftë që të arrijmë qëllimet maksimale të objektivit të këtij muaji të bekua.
Agjerimi, Namazi dhe Kur’ani si tre elementet baze të këtij muaji qofshin preokupimi ynë kryesor bashkë me të gjithë elementet e tjerë plotesues.
Ky muaj na kujton, më tepër se gjithçka tjeter, se kush jemi në të vërtetë. Për ne ky lloj adhurimi duhet kryer në kuadrin e atyre që jetojnë për të tjerët, pra në qëllimin e ftuesit dhe misionarit të mëshirës dhe solidaritetit ndaj të varfurve.
Pra duhet parë si furnizim i domosdoshëm dhe i pazëvendesueshëm për të vazhduar rrugën e mëtejshme në këtë mision hyjnor.
Të nderuar vëllezër dhe motra mysliman, solidarizohuni me të varfurit sepse para të madhërishmit të gjith jemi të njejtë, pa dallim gjinie apo moshe.
Ju urojë nga zemra që ky muaj të kalojë në atmosferë të paqes dhe solidaritetit
Bujanoc, 19 Korrik 2012
Kryetari i Komunës dhe i PD-së
Nagip Arifi


SHPËRNDAJE