tetett

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot  tête-à-tête me kryeministrin serb Vucic do te ballafaqohet me nje sër temash. Ne Beograd e Nish per dy dite do të shpalosen marëdhëniet shqiptaro-serbe dhe tema te nxehta per marrëdhniet e ftofta nga Presheva deri ne Prishtine e Tiranë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Beogradi.

 

Beograd, 13 tetor  -Krahas temave te larmishme si marrëdhëniet shqiptaro-serbe në stabilitetin e Evropës Juglindore, në epiqender te bisedimeve gjate kesaj konference në Beograd do të biesdohet edhe mbi dialogun per normalizmin e marëdhënieve mes Kosoves dhe Serbisë, te cilat u acaruan pas burgosjes së shefit të policisë Nehat Thaçit dhe çështjes së Trepcës.

Në kuadër të Forumit që po mbahet në Beograd, përfaqesuesit shqiptare nga Lugina e Preshevës sot do të takohen me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Krahas temave te larmishme si marrëdhëniet shqiptaro-serbe në stabilitetin e Evropës Juglindore, në epiqender te bisedimeve gjate kesaj konference në Beograd do të biesdohet edhe mbi dialogun per normalizmin e marëdhënieve mes Kosoves dhe Serbisë, te cilat u acaruan pas burgosjes së shefit të policisë Nehat Thaçit dhe çështjes së Trepcës.

Kryeministirt shqiptar Edi Rama sot ka arritur ne Beograd per te treten harë. Ramën në aeroport e ka pritur shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.  Rama  tête-à-tête me kryeministrin serb Vucic do te ballafaqohet per nje sër temash. Ne Beograd do të shpalosen marëdhëniet shqiptaro-serbe dhe tema te nxehta per marrëdhëniet e ftofta mes Tiranes dhe Beogradit per shkak zhvillemeve ne Kosove dhe Lugine te Presheves.

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka mesuar nga burimet e saj, se krahas temave te larmishme si marrëdhëniet  shqiptaro-serbe në stabilitetin e Evropës Juglindore ne epiqender te bisedimeve gjate kesaj konference ne Beograd do te jenë edhe  marëdhnieve mes Kosoves dhe Serbisë per shkak dialogut te brisht ne Bruksel, te cilat raporte u acaruan pas burgosjes se shefit te policise Nehat Thaci, ceshtja e Trepces dhe telekomunikacionit (kodit) si dhe diskrimnimi i shqiptareve ne Luginen e Preshevës.

Sa i përket çështjes së fundit, kësaj radhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe lideret e Luginës së Preshevës kanë zgjedhur kryeqytetin serb Beogradin për t’u takuar, qytetet ky i cili për liderët e Preshevës konsiderohet qendra kryesore prej nga rrjedin të zezat e shqiptarve ne Luginen e Preshevës-

“Në  Beograd jemi ardhur për ta takur kryeministrin tonë Edi Rama, me të cilin kemi çfarë të bisedojmë”, kane pohuar sot për  agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”  liderët nga Kosova Lindore. Ata kanë shprehur se do të kërkojnë nga Rama ndihmë në të gjitha sferat, ashtu sikundër Vuçiç interesohet dhe perkujdeset per serbët në Kosovë.

 

SHPËRNDAJE