Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka cilësuar ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës si heronjtë nëpër filmat amerikanë. Rama ka thënë se kjo trupë do të mbetet në kujtesën e tij, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka thënë se “ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës”.

“Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës??”, ka shkruar Rama.

SHPËRNDAJE