TIRANË,31 Dhjetor /ATSH- I. Vata/ –Kryeministri Edi Rama ka përcjellë urimin e Vitit të Ri 2017, nëpërmjet një vidio-mesazh, duke ju kërkuar ndjesë shqiptarëve për ato që nuk u arritën këtë vit dhe me premtimin se vitin tjetër shteti do bëjë ç’është e mundur që shqiptarët të jenë më mirë.

Në vidio-mesazhin e postuar në statusin e tij Facebook, kryeministri Rama, shprehet se: “Ndjesë kujdo që është përballur me padrejtësinë shtetërore gjatë këtij viti që po ikën. Do luftojmë dhe më shumë, që vitin tjetër shteti të jetë dhe më i drejtë për të gjithë. Ndjesë çdo shqiptari që këtë vit ka rënë viktimë e pushtetit të korruptuar e të babëzitur gjyqësor. Jam i bindur se viti i ri do të jetë më i mirë për drejtësinë”.

“Ndjesë çdo viktime të dhunës në familje, që këtë vit e ka tranditur jo një herë opinionin publik me shfaqjen e saj me ekstreme. Dhimbja e tyre që alarmon në çdo qelizë për çdo shqiptar të arsyeshëm mbetet një thirrje për të bërë më shumë, jo vetëm për këtë fenomen që godet barbarishtë gratë dhe vajzat në veçanti, por dhe kundër fenomenit të dhunës në tërësi, që prek qorrazi njeriun e zakonshëm dhe çdo komunitet”, tha ai.

Në vijim, kryeministri Rama, shton se “Ndjesë çdo pensionisti të vetmuar që sonte nuk ka kush i thotë gëzuar. Kemi bërë sa kemi mundur, por nuk do ta rekim përpjekjen për të bërë edhe më shumë këtë vit të ri. Ndjesë familjeve me ndihmë ekonomike, pavarësishtë se e kemi trefishuar pagesën sipas rasteve dhe pavarësishtë shpërblimit modest që morët nuk janë siç duhet të jenë këtë natë, por të gjithë ata familje duhet ta dinë se dhimbja e tyre është dhe e imja”.

Po ashtu, kryeministri Rama ju ka kërkuar ndjesë dhe personave me aftësi të kufizuar, invalitëve të luftës dhe të punës, të përndjekurve politikë për faktin se nuk kemi bërë dot më shumë në favor të tyre këto tre vite. “Ndjesë familjeve që jetojnë në qindra fshatra, ku era e Rilindje Urbane nuk ka mbrritur ta prek realitetin e rënduar prej dekatash, por ju siguroi se viti i ri do ta shtrijë edhe më tej gjurmën e ndryshimit dhe do prek çdo qendër urbane të Shqipërisë”, tha ai.

Ndjesë u ka kërkuar punonjësve të rendit, punonjësve të shëndetësisë, mësuesve dhe pedagogëve, ndjesë çdo nxënësi e pacienti që nuk ka marrë shërbimin e duhur. “Ndjesë çdo vajze apo djali të ri që nuk është vlerësuar sipas meritës. Ndjesë çdo të riu që ka marrë rrugën e emigrimit, ndjesë çdo sipërmarrësi që është hasur në burrokraci. Viti i Ri do të jetë ndryshe”, premtoi Rama.

Rama ka rrokur të gjitha problematikat, të gjitha shtresat dhe moshat që nuk kanë gjetur atë që u takon, por që viti tjetër do të jetë më i mirë. “Ndjesë përfaqësuesve të mediave, gazetarëve dhe politikanëve që mund të jenë prekur nga fjalët. Ndjesë të gjithëve, por unë nuk do të resht së punuari për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, theksoi Rama.

Në përfundim dhe urimi i kryeministrit Rama, ku e përmbyllë duke thënë se: “Të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen gëzuar, shëndet majtas dhe djathtas sepse tek shëndeti e tek dëshira për mbarësi, askush nuk na ndan”./ By

SHPËRNDAJE