Presheva,  1 janar -Policia e Nishit në bashkëpunim me Prokurorinë Publike Komunale në Aleksinac ka arrestuar F.N dhe B.J nga Presheva, të dyshuar për përfshirje në kontrabandimin e emigrantëve të cilët më 29 dhjetor rreth orës 03:40 përjetuar një aksident të rëndë në afërsi të fshatit Drazevaç, kur tre persona vdiqën dhe 10 u plagosën, mëson agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga burimet e saj.

Fillimisht është identifikuar shoferi i “pasatit te tragjedise” i cili mbante 15 emigrantë. Ata u larguan pas aksidentit e kanë lënë në baltë.

Policia eshte ne  kërkim te M.N. i cili  është i dyshuar për katër vepra: shkelje të rënda kundër sigurisë së trafikut publik, dështimi për të ndihmuar një fytyrë të plagosur në aksident, kalim ilegal të kufirit dhe falsifikim të dokumenteve.

F.N dhe J.B. jane arrestuar  të cilët janë të dyshuar për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandën e qenieve njerëzore.

Jozyrtarisht, mesohet se  shoferi i cili gjendet ne arrati.  është një nga organizatoret e “pastër”, meqë vetura e  tij i cili shkoi  perballe  automjetit ku transpotonte emigrantë të paligjshëm.

 

 

 

SHPËRNDAJE