Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptarë në Preshevë, Ragmi Mustafa ka folur për qështje shumë të ndjeshme që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës Lindore, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ndër të tjera, ai ka folur edhe për lapidarian e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të cilin e hoqi Beogradi vite më parë, deri sa Mustafa ishte i pari i Komunës së Preshevës.

Mustafa ka thënë se nga kryetari aktual i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është akuzuar padrejtësishtë, pasi që siç e ka quajtur Mustafa, Arifin, ai si një sharlatan politik nuk ka kursyer asgjë, as ndjenjat e familjarëve të dëshmorëve për të arritur qëllimin e tij.

“Bota sot”: Jeni akuzuar nga kryetari aktual I Preshevës se keni luajtur madje edhe me ndjenjën e dëshmorëve, kur jau kanë hequr lapidarin, cka ka bë në këtë drejtim kryetari actual, pasur parasyshë që ai po thotë se ka raporte të afërta dhe po din të komunikojë me Beogradin apo edhe me Vuçiqin?

Akuzat kanë qenë plotësisht të fabrikuara, sepse vitin 2013 kur është rrëmbyer Lapidari i Dëshmorëve të kombit nga sheshi i dëshmorëve para objektik të komunës Preshevë, nuk është vendosur nga kryetari i komunës që isha unë por nga familjarët e dëshmorëve të rënë në luftën e UÇPMB-së. Është e vërtetë se nuk i kam penguar vendosjen e Lapidarit, madje kemi siguruar ndërkohë pas vendosjes edhe lejen e ndërtimit të të njejtit po në lokacionin ku e zgjodhën familjarët e dëshmorëve të kombit. Autoritetet serbe, për të ulur zhurmën ndaj tyre, fillimisht nxitën këtë sharllatan kryetar i tanishëm i komunës për të ngritur zërin ndaj kryetarit të atëhershëm të komunës se nuk arriti t’a mbroj. Për atë kohë por edhe më vonë, Serbia si përgjegjëse kryesore dhe e vetme në proçesin e largimit të Lapidarit arriti të abrogohet nga akuzat nga disa shqipëtar bashkëpunëtor të denjë të tyre si që është një kryetar i Alternativës për Mashtrime. Unë, ato ditë të rënda për gjith popullin shqipëtar në Luginë e troje tjera kam qenë shumë afër me familjarët e dëshmorëve të rënë në luftën e UÇPMB-së, por edhe sot e kësaj dite mbaj raporte miqësie e dashamirësie. Me të gjithë. Nga na tjetër, nëse ne nuk kemi ditur të komunikojmë me qeverinë Serbe e me Aleksander Vuçiq, pse tani ky kryesharllatan nuk e rikthen Lapidarin në vendin nga e larguan. Lapidari është në kazamatet serbe, i burgosur, i braktisur, por kryelartë për veprat që lane pas emrat e të gravuarëve në këtë pllakë Lapidari! Ne jemi shumë të vetëdijshëm se këtë temë as që e ka hapur ndonjëher me autoritetet serbe e aq më pare me presidentin serb i cili edhe pse vajtoi kur në pranverën e vitit 2017 u shkarkua një sharllatan nga funksioni i kryetarit të komunës në Preshevë.

 

SHPËRNDAJE