Pse Presheva nuk po e pyet Hashim Thacin, se me dal apo jo në zgjedhjet serbe? Po Referendumi 1-2 mars 1992 ku mbeti, po “bashkimi” i Thaqit me Kosovën ku mbeti?!
Preshevë, 1 shkurt -Dalja e zgjedhjeve ne Serbi mund te jenë si deshmi se Presheva dhe Bujanoca nuk jane te interesuara per Bashkim me Kosovën!. Ketë e tha dite me pare edhe shefi iT rupit Koordinues Zoran Stnakvic se “me OK-en e disa lidereve te Lugines per te dalur ne zgjedhje, nenkupton se Lugina e Presheves po mbetet pjese e Serbise!..” (“Izlazak Albanaca na izbore potvrda da su deo Srbije“)
Tash shtrohet pyetja, Presheva tradhtoi Kosovën apo Thaci tradhtoi Preshevën? “Kosova Lindore” po del ne zgjedhjet e Serbisë (?!) sikur serbet e Veriut te Kosoves qe po dalin ne zgjedhjet e Serbisë!..
Zgjedhjet ne Serbi dhe dilemat shqiptare: Me mire “kater deputete” ne Beograd apo një Luginë me Kosovën?
“Vendimi i shqiptarëve nga Serbia jug-qendrore për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi në listën e përbashkët, konfirmon se ata duan te jenë qytetarë të Republikës së Serbisë”, ka thënë kryetari i Trupit Koordinues Stankvoic për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Zoran Stankoviq, transmeton “Presheva Jonë”.
Por gjithe lideret e Presheves nuk medojne keshtu. Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka thënë per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se është e drejtë legjitime e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të vendosin për fatin e tyre, të cilin nënvizon se e kanë treguar me referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.
A thua per “kater deputetë” ne Serbi, edhe ate nese i fiton, a mund te harrohe ribashkimi me Kosoven, konform Reeferendumit te 1-2 marsit 1992?! Presheva tradhtoi Kosovën apo Thaci tradhtoi Preshevën?..E beme ketë pyetje sepse Hashim Thaci qysh ne dhejtor te vititi 2018 kishte premtuar se “vitin e ardhshem, saktesisht ne prilli e viti 2019 Lugina e Presheves do te jete e bashkuar me Kosovën…”
Lugina e Presheves gjendet ne prag te zgjedhjeve ne Serbi. Deri tash vetem nja dy-tre lidere i kane thene PO pjesemarrjes ne këto zgjedhje. Siq dihet dihet lideri i APN-së dher ai i PVD-së jane “per” zgjdhjet ne Serbi, te cileve populli ju kishe dhene votem per avancimin e proceseve dhe zhvillimin e Lugines se Presheves drejt bashkimit me Kosovën. Po fitet ne qarshine Preshves se se kisaj ardhe (sikru eedhe vie me mapre) do te fitojne ktar depuetete qe ne fakt nuk do te ftiojne me shume se dy deputete. Kete e dijnë edhe Presheva dhe Bujanoci, te cilet qysh tash i kane ndare, njeri do jete nga Presheva (APN) dhe tjetri nga Bujanca (PVD). Po edhe nse i fiton dy deputet cka?!. Presheva ashtu keshtu ka pasur dy deputete, pos asgje s’ka ndryshuar ne favor te ceshtjes kombëtare, bile pekundrazi edhe me keq per shqiptaret e Lugines se Preshevës: Skane diploma, skane flamur, skane libra, skanë universitet.. Ne fakt fitone dicka Lugina, dy persona me pak te papune që Beogradi do ti jep rrogë!, ka shkrua agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Vendkimik per te dalur ne zgjdhjet ne Serbi vjen papritmas pas nje takimi te dy-tre liderve nga Lugina me ministrin, njeherit jaranin e Edi Rames dhe Baton Haxhiut (bashkepuntor te shefit te UDB-së Stanishiqit) Gent Cakajt. Kjo “po” e birsht e lidereve ne Luginë, nga disa shoqata e qytetare ne rajon eshte pritur me skepticizem dhe me mjaft rezervë gje kjo e cila ende nuk eshte pëshëndetur nga askush (?!) perveç dy-tri partive me sveti qe jane ne pushtet.
Pas vizitave te njëpasnjeshme ne Prishtinë dhe premtimeve te presidentit kosovar Hashim Thaci per “bashkimin” e Lugines se Preshevës me Kosoven, duket se kjo eufori ka rene nder lideret e Preshevës dhe Buajocit . Themi keshu sepse Presheva nuk po e presin Thacin me “bashku” Luginen me Kosovën dhe ata po pergatiten ta dalin ne zgjedhjet organizar nga Serbia njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Dy-tre liderë (Shqiperim Arifi, Shaip Kmaberi ..) nga dhjetë të tjerë sa ka Lugina e Preshevës muajve të fundit nuk u nalën dot së tarahenuri lartë e poshtë Preshevë-Prishtinë dhe anasjelltas, pasi pinë kafe me Hashim Thaçin dolën me deklarata “hot” per “bashkim” me Kosovën. Por duket se edhe këto deklarata mbeten në letër, vetëm llafe pasdarke.
Dalja e zgjedhjeve ne Serbi si deshmi se Presheva dhe Bujanoca nuk jane te interesuar per Bashkim me Kosovën!
Do perkujtuar se vitin e kaluar Hashim Thaci ishte i zeshem per bashkimin e Lugines se Presheves me Kosoven, dihet me kushte te Serbise me Veriun dhe kjo ide thaciane-vuciane ka nxehur forte lideret e Presheves inciative kjo e cila u prit me nje eufori te madhe. Por, ftofja e lidereve te Presheves per “bashkim” me Kosoven, vjen pas deklartatave te fundit te presidentit kosovar Thacit i cili ju tha troq preshevareve se Prishtinë se “une nuk ju garantoj per bashkimine Lugines me Kosoven..”
Mesohet se pos APN-së se Shiprim Arifi edhe partia e “babushit” te PVD-së Riza Halimit qe kryesohet nga Ardita Sinani do te dalin ne këto zgjedhje, kete e ka konfirmuar nenkryetari i saj, njeherit kryetar i PVD-së ne Bujanoc dhe i Komunes Shaip Kamberi.
Presheva nuk e presin Thacin me “bashku” Luginen me Kosovën, dalin ne zgjedhjet serbe. Qytetaret dhe disa liderë nga Lugjna e Presheves i kane thenë agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” se inicitativa e Thacit per “bashkim” pas kundershtimeve te Tiranes zyrtare, Kadarese dhe nderkombëtareve te cilat jane pro ruajtjes se integritetit territorrial te Kosovës, duket se jane zbehur pasi eshte kuptuar se Thaci me kete bashkëide me Vucicin, ai po e bene me shume per fushate dhe per interesa te tija personale. Kete e deshmon fakti se ai kurre nu foli per shqiptaret e diskrimunuar ne Bruksel as se fundit ne Davos te Zvicrës.
“Kosova me Thacin leje qe nuk po ndihmon financiarisht Luginen e Presheves sikur Serbia Veriun e Kosovës, por me keto premtime per “bashkim” don me naj humbur edhe qato 100 mije euro qe i takojne Lugines nga qeveria serbe qe derdh per cdo vit per KKSH-ne, prandaj edhe kemi vendosur te dalim ne keto zgjedhjet e ardhshme serbe organizuar nga Serbia..” ka thene njeri nga lideret e Presheves i cili javen e kaluar u gjend perball retorikes së Thacit ne Prishtinë..