Bernë, 5 janar -“Midis Kosovës dhe Serbisë, spektri i një shkëmbimi territoresh (“Entre Kosovo et Serbie, le spectre d’un échange de territoires“) eshte ky titulli i reportazhit te sotëm te gazetes se njohur zvicerane “Le Tamps” ku bene fjalë për themelimin e ushtrise se”Kosovës dhe taksen prej 100% vene Serbise nga ana e kryeminstrit Ramush Haradinaj, për Luginen e Preshevës  si dhe per dialogun e brisht të Brukselit, ku parashef projektin e Hashim Thacit dhe Aleksader Vucicit për “shkembimin e territoreve” cka analiste dhe qytetare te Kosoves jane skeptik rreth kesaj ideje qe ka shkaktuar sa panik po aq edhe reagime dhe debat ne opinon.

“Le Temps”: Thaci, planin me Vucicin për “shkembimin” e territoreve e mban top sekret para popullit kosovar

“Thaci, planin me Vucicin për “shkembimin” e territoreve, kupt mes Veritu ter Kosovës dhe Lugines se Preshevës e mban top sekret para popullit kosovar, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra duke ju referuar një reportazhi botuar sot ne gazetën zvicereane “Le Temps”

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, periudhën e tanishme po e cilëson si kohën e duhur që të ndodhë bashkimi i Luginës me Kosovën.

Duke folur për gazetën zvicerane, ‘LeTemps’, Mustafa ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhe të sigurojë zhvillim ekonomik dhe integrim të shqiptarëve, mirëpo sipas tij një gjë e tillë është vështirë e arritshme.

“Marrëveshjet e paqes që u arritën tentuan sigurimin e paqes, zhvillimit ekonomik, dhe integrimit politik të shqiptarëve, mirëpo asnjëra nga këto nuk erdhi”, thotë ai.

Në një situatë të tillë, shton ai, tani është koha që Presheva të bashkohet me Kosovën.

“Sot ne kemi shansën historike që të bashkohemi me Kosovën”, thotë ai. “Sot ne kemi shansën historike që të bashkohemi me Kosovën”, thotë ai. (“Ragmi Mustafa, récemment élu à la tête du Conseil national albanais, l’institution représentative de la minorité: «Aujourd’hui, nous avons la chance historique d’obtenir enfin le rattachement au Kosovo.»“), shkruan gazeta zvcierane “Le Temps”, transmeton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

Megjithatë, Mustafa është skeptik se Beogradi do të lëshojë pe për të gjithë Luginën e Preshevës, territor ky me rëndësi strategjike për Serbinë.

Theksojmë se ideja e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën ishte vënë fillimisht në tavolinë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në atë që ai e quante korrigjim të kufirit.

Ideja në fjalë nuk e kishte gjetur përkrahjen e opozitës, të cilët vazhdimisht kanë konsideruar se kjo nuk do të thotë asgjë tjetër pos shkëmbim territoresh

SHPËRNDAJE