Preshevë, 7 nentor  -Sipas rezultateve të përkohshme të Komisionit Zgjedhor të Republikës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare deri në 97.62 për qind të vendvotimeve të përpunuara, kanë votuar 39.40 për qind e votuesve dhe listat zgjedhore qe kane fituar përqindje të votave.

 

I pyetur nëse ka ndonjë parti që do ta favorizonte për koalicion Ragmi Mustafa tha se duhet të bashkohen të gjithë bashkë për interesin e Këshillit dhe gjitha opsionet i kemi te hapura.

Për të drejtuar këtë Këshillin, PVD duhet të bëjë koalicion me një parti pasi nuk i ka votat e duhura për ta drejtuar e vetme këtë organ, për ç’gjë duhen 8 ulëse. Prandaj për te pasur stafin e kompletuar te KKSH-së, ne bisede me kryetarin e ardhshëm te KKSH-së z.Ragmi Mustafa si fitues i zgjedhjeve ka deklaruar sot për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “ne si fitues te zgjedhjeve te se dieles se fundit  në KKSH jemi te hapur, por si partnere potencial do te ishte PDSH, pse jo edhe partite tjera..”

Mustafa: Prioritet KKSH unifikimi i shqiptareve dhe avancimi i proceseve demokratike dhe kombetare ne Luginen e Preshevës  

Image result for izbori nacionalni savet“Ajo që është e rëndësishme është që Partia për Veprim Demokratik ka dalë partia e parë, bindshëm kemi fituar për këto zgjedhje të Këshillit Nacional dhe presim që pas certifikimit përfundimtar të rezultateve t’i hapim bisedimet me partitë. Tashmë kemi bërë thirrje publike për të gjithë subjektet që kanë marrë mandat në kuadër të Këshillit Nacional”, tha ne vazhdim Mustafa.

“Prioritet KKSH unifikimi i shqiptareve dhe avancimi i proceseve demokratike dhe kombetare ne Luginen e Preshevës…” ka thëne sot Ragmi Mustafa për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”

Lista zgjedhore e Shaip Kamberit (PVD) me ne krye te Ragmi Mustafes si kandidat për KKSH-ne fitoi me se shumti vota (32.69%) qe siguroi 6 vende, duke lëne mbrapa partite tjera dhe kunderkandidatet e saj.

Lista e Shqiperim Arifit (APN) ka fituar 26.73 për qind të votave dhe 4 vende. Lista zgjedhore e Ragmi Mustafes (PDSH) fitoi 12.35% të votave ose vetem 2 vende.

Lista zgjedhor e Nagip Arifi (PD) ka fituar 15.63 për qind të votave ose 2 vende po aq sa dhe PDSH. Kurse Lista Zgjedhore e Sami Salihut – Lëvizja Reformuese / Sami Salihu – Lëvizja për Reformë edhe pse nje parti e re arriti të fitoj 8.83% të votave ose 1 mandat. Lista zgjedhore Shoqata “Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik” – Muharrem Salihut nga Medvegja (Shoqata Forumet Shqiptar Per zhvillim Ekonomi)  ka arritur te fitoje ne Medvegje nga partite tjera simotra  me 2.78 për qind të votave me nje 1 kandidat, qe prtiet te certifikohet zyrtarisht, nese nuk i behen far dallavere apo shantazhe.

 

 

SHPËRNDAJE