raggaadPreshevë, 2 tetor  -Lideri i opozitës në Luginene  Preshevës , Ragmi Mustafa, kyretar i PDSH-së në një emisionin studio e hapur në RTV “Presheva” te drtejtuar nga kryeredaktorit Hasan Hasanit, ka kritikuar pushtetin lokal të udhëhequr nga koalicioni PVD-APN , duke thënë se është ndërtuar mbi bazat e jo meritokracisë. Mustafa ka thkesuar se “kjo udhëheqje po shkon drejt dështimit pasi nuk ka kuadro profesionale…”, trasnmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Ne vazhdim Mustafa per RTP ka thënë se “tashmë  pesë muaj pushteti lokal nuk ka treguar seriozitet dhe aftësi menaxhuese,  duke humbur kështu donacione në vlerë prej 1 milion euro, si nga trupi koordinues dhe donatorët ndërkombëtarë, projekte këto që ishin të destinuara në infrastrukturë në vendbanimet e komunës sonë me rrethinë..”

Lideir i PDSH-së Mustafa ka krtikuar pushtetin lokal me akuza për “amaterizëm dhe për punësimet me kontrata në vepër mbi bazat e nepotizmit” Sipas tij pushteti lokal ka shkelur ligjet duke larguar ivestitoret  e huaj.
Lideri i opozitës kryetari i PDSH ,Ragmi Mustafa ka thënë se tashmë pesë muaj pushteti lokal nuk ka treguar seriozitet dhe aftësi menaxhuese, duke humbur kështu donacione në vlerë prej 1 milion euro, si nga trupi koordinues dhe donatorët ndërkombëtarë, projekte këto që ishin të destinuara në infrastrukturë në vendbanimet e komunës sonë.
Mustafa ka hedhur posht edhe akuzat se komunën e ka lënë në borxhe, duke theksuar se ekzekutivi nuk e ka idenë e të lexuarit të buxhetit.

Ndërkaq ai ka folur edhe për zonën industriale sidomos akuzave se rruga nuk është bërë e gjerë sa duhet, ai është shprehur se rruga është në pronën e komunës dhe askush nuk ka të drejt të shkel në tokat private, por sipas tij nëse pushteti dëshiron ta zgjerojë atëherë le ta bëjë edhe autostradë, por është e pamundur blerja e tokave private.

SHPËRNDAJE