intrplll111Lion, Interpol/, 2 tetor  -Kosova përmes ministrisë se jashtme (MPJ) apo ministrisë se punëve te brendshme (MPB) deri tash vetëm  deklaratvisht për mediat kane kërkuar anëtarësimin  Kosovës ne Europol apo Interpol. por qe te dyja e kanë refuzuar një gjë te tillë.  Sikur zyrtaret e Interpol-it ashtu edhe ata te Europol-it kane deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë”  se Qeveria e Kosovës e dinë mirëfilli pse Kosova s’mund të pranohet në këto dy organizata të policisë evropiane dhe ndërkombëtare.

Për të qenë pjesë e kësaj organizate nuk është e obliguar të jesh anëtar i OKB-së, por zyrtarë të Interpol theksojnë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushte mjaft të rëndësishme. Kurse për te qenë anëtare e Europol-it Kosova se pari duhet të jetë anëtare e BE-së, dhe kërkesa e Prishtinës për anëtarësim duken qesharake dhe joserioze.

Zyrtarët e Interpol kanë deklaruar se Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate do të vendosë për pranimin e Kosovës, pas kërkesës së bërë nga ky vend, njofton “Presheva Jonë” nga selia qendrore e policisë ndërkombëtare.

Kosova, i plotëson kushtet apo jo për të qenë anëtare e Interpol-it vendos Asambleja e Përgjithshme. Zyrtaret INTERPOL-it po ashtu kane njoftuar se një vend i cili aplikon për te qenë pjese e kësaj organizate, nuk është e obliguar të jetë anëtare e BE-së apo OKB-së. Pra, këto kritere nuk janë të domosdoshme për ne, për të qenë një vend, në këtë rast Kosova, anëtare e Interpol-it. Por, siç dihet Kosova është ende një problem politik dhe vrime e zezë e korrupsionit, kriminalitetit dhe kontrabandës.

Ndryshe, zyrtarët e Europol-it i kanë deklaruar sot se edhe pse nuk figuron në listën e Europol-it me të cilat ka bashkëpunim të ngushtë, megjithatë, zhvillimet në Kosovë, në aspektin e krimit të organizuar i kushtojnë vëmendje të rëndësishme, por përmes misioneve ndërkombëtare në rajon, sidomos përmes  EULEX-it në Prishtinë…” Raporte të ngjashme ja ka edhe Interpol, ku kjo e fundit ka nënshkruar edhe disa kontrata bashkëpunimi me misionet ndërkombëtare në Kosovë, në fillim me UNMIK e së fundi me EULEX.

 

SHPËRNDAJE