Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, është takuar sot me koordinatorin e ri të donatorit HELP, Klaus Smith. Takimi ishte i rëndësisë së veçantë pasi që është biseduar për donacionin e kësaj organizate për vitin 2012, që do të ndihmojë ndëramrrjet e vogla me aplikacione në këtë organizatë. HELP në komunën e Preshevës, është prezente 4 vitet e fundit, e cila deri më tash me bashkëfinancim të pushtetit local kanë ndihmuar 200 ndërmarrje të vogla me nga 2500 euro. 5 milion tjera të planifikuara me buxhetin e vitit 2012, do të financohen në projektin e delegacionit të progresit të BE, në ndërrimin e dritareve në Shkollën Fillore IBrahim Kelmendi”. Këtë muaj me organizatën HELP do të nënshkruhet kontrata, kurse zbatimi I saj do të fillojë më 1 shkurt 2012. (TvP)

SHPËRNDAJE