Ragmi Mustafa, president i Keshillit Kombëtar Shqiptarë ne Luginen e e Preshevës 

 

Medvegjë, 5 shkurt  -Kryetari i Medvegjës Nebojsha Arsic në një interviste te titulluar  “Tek ne serbet dhe shqiptaret hanë në një sofër” (“Kod nas Srbi i Albanci sede za istim stolom!”) per gazeten “Alo” nder tjera ka thënë se “deri sot nuk kam degjuar nga asnje shqiptar në Medvegjë se ata kanë një dëshirë për të bashkuar me Kosovën ose të bëhet pjesë e “Shqipërisë së Madhe”.

 

Asnje nga shqiptaret e Medvegjes nuk ju kundervyen deklaratave te Arsicit?!

“Nuk kam degjuar nga shqipteret e Medvegjës se duan t’i bashkohen Kosovës” paska thëne kryetari i Medvegjës Nebojsha Arsic. Dhe per cudi, deri tash asnje politika apo analiste nga Medvegja nuk moren guximin te dalin dhe te reagojne apo te demantojnë, cka mund te nenkuptohet se pajtohen me Arsicin apo vertetë “nuk duan te bashkohen me Kosovën”?! Pra, heshtja gjithmonë s’eshtë ar!

Ata si zakonisht jane pergjigjur se “nuk ja vlene te marresh me ate e me këtë”. Po a thua  majfton kjo? Lideret, ata që janë në Medvegjë nuk duhet te jene lojal perballe diskrminimit apo deklaratave paushalle te autoriteteve lokale serbe ne Medvegjë siq eshte ky Nebojsha Arsic i cili thote here “Medvegja nuk eshte Lugine e Presheves” e here flet ne emër te shqiptareve te Medvegjes se ata “nuk duan te bashkohen me Kosovë” i cili publikisht dhe me mburrje thote se “ne me ta hami e pimi bashk në një sofër”?! Nëse vertete eshte ashtu, per lakmi, shembull ky i “tolerances” dhe “multietnicitetit” do te thoshim, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ragmi Mustafa (KKSH) 159 km larg, nga Bujanoca i reagon deklaratave te kryetarit serb te Medvegjës Arsicit (Poshtë ne foto: Shqiptaret e Medvegjes duke votuar Referendumin për bashkim me Kosovë)

Sikur t’mos ishte kështu sigurisht nje fshat nuk do ta kishte emrin Putin, apo nuk do te ishte zbrazur sot nga shqiptaret, apo banoret shqiptare duk do te kishin probleme e pshtjellime me dokumentet personale dhe me pronat, apo ne shkollat shqipe nuk do te kishte me shume mesimdhenës se sa nxënës?! Pra kjo eshte Medvegja e Jim Xhemës dhe akademik Idriz Ajetiti te cilet kur i kthyen shpinden trojeve te tyre per t’i kontribuar nga distanca, lane mijera shtepi nga dilte typi i oxhakut, e tash ato oxhaqe numerohen ne gishterinj…

Kryetari  i KKSH-së Ragmi Mustafa 159 km ngas Bujanoca larg  i reagon kryetarit Arsic: Zotni ma gjeni një shqiptare në Medvegjë që na qenka kundër bashkimit me Kosovën!

“Këshilltarët shqiptar në Asamblenë komunale të Medvegjës kanë qenë prezent dhe kanë aprovuar Deklaratën Politike të Kuvendit Keshilltareve Shqiptar në korrik të vitit kaluar me të cilën është kërkuar që në kuadër të dialogut Kosove-Serbi të trajtohet Lugina e Preshevës, përfshirë edhe Medvegjën, në funksion të gjetjes një zgjidhjeje duke u bazuar në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 92. Andaj edhe Medvegja është Luginë. Dhe ka qenë e pranishme në të gjitha proceset në të cila kanë bashkë udhtuar shqiptarët” thuhet ne deklaraten e kryetarit te Keshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) z.Ragmi Mustafa derguar agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”

 

 

SHPËRNDAJE