Pasi kishte ndërruar jetë legjenda Fadil Vokrri, në emergjencën e mos-lënies së FFK-së pa drejtues të sajën të gjithë ishin të unifikuar, nënkryetari i parë i z. Vokrri dhe jo vetëm, nënkryetari i secilit kryetar prej më shumë se dhjetë vitesh, z. Agim Ademi ishte njeriu më kompetent që vazhdonte ti printe Kosovës së sapo pranuar në UEFA e FIFA, pas një mundi e kontributi të madh të secilit qytetarët e republikës në formën e vetë.

 

Redaksionale

Po a ishin të sinqerta të gjitha “rrahjet e shpinës” së z. Ademi nga disa njerëz Brenda zyreve të FFK-së, të cilët deri në një moment, në secilën paraqitje televizive, thonin fjalët më të mira për të. Po pra, a ishin të sinqertë njerëzit që merrnin paga të “frikshme” brenda FFK-së, sepse përkrahja e njerëzve të futbollit të vërtetë, atyre që derdhin djersë e të mira financiare nga bizneset apo familjet e tyre u vërtetua disa herë.

U vërtetua sa herë që duhej të ngritej dora lartë, sado që “rrjeti” i atyre me paga të larta që tashmë ishin larguar nga FFK, bënin zhurmë mediale duke ftuar nëpër konferenca gazetarë, e ku pas secilës fjali të tyre dëgjohej togfjalëshi “A e dini sa ka pare në FFK”. Pra të vetmin shqetësim e kishin tek mjetet financiare që UEFA e FIFA i ndajnë çdo vit për ardhmërinë e këtij vendi, për rininë e Kosovës e cila më në fund, nën drejtimin e një presidenti të përgjegjshëm, po përfiton nga kushtet çdo ditë e më të mira nëpër terrenet e stërvitjeve nëpër çdo cep të Kosovës.

DUAM ZGJEDHEJ BRENDA FFK-së

Ishte krijuar një propagandë e çuditshme që gati e pati bindur opinionin vendor nëpër media televizive se z. Ademi po iu frikësohet zgjedhjeve në FFK, katër vite kishin folur për nevojën për zgjedhje, sesi Agim Ademi nuk e ka përkrahjen e as 5-6 delegatëve.

Bënin “BE e R’FE” se Agim Ademi e ka uzurpuar FFK-në dhe frikohet ti thërrasë delegatët por se dita do të vijë, e aty do ta shohin të gjithë se si Ademin nuk e don askush, si dhe se qysh këta janë disa kandidatë, që nuk kanë asnjë lidhje mes veti, ani pse “ia thonin të njëjtës këngë”, kudo që shkonin. Në fund, vitin e kaluar kur z. Ademi caktoi datën për mbajtjen e zgjedhjeve Brenda FFK-së, pikërisht këta që përditë po kërkonin zgjedhje, u zunë në befasi.

Jo, tani nuk duam zgjedhje, nuk jemi gati. Sigurisht, zgjedhjet po mbaheshin në datën e paralajmëruar, fatkeqësisht këta që nuk kishin të bënin asgjë me njëri tjetrin, u bënë të njëzëri, duke e nxjerrë kandidat të përbashkët djalin e legjendës Vokrri, Gramozin i cili në secilën paraqitje të tij, sinqeriteti i një djali të edukuar tradhtonte dhe qartë shihej se ai ishte vetëm bartës i “stafetës” dhe se dikush tjetër kishte plane, sipas tyre të mirëorganizuara. Plane këto të cilat dështuan në ditën D, pra në ditën kur ata që duhet të ngrejnë dorën PRO ose KONTRA, ishin më shume se 90% për z. Ademi, ndërsa “reformatorët” nuk arritën të bëjnë numrat e nevojshëm për kundërkandidatin e z. Ademi, nuk iu kishin mjaftuar katër vite për tu bërë gati.

UDHËZIMI ADMINISTRATIV

Pasi dështuan në “mejdan ku maten burrat”, kishin kurdisur planin B. Në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ishte ngritur një “kurth” që pretendonin se do të bjerë z. Ademi. Pse mendojmë se “reformatorët” lidheshin ngushtë me komisionin e MKRS-së? Sepse qysh gjashtë muaj më parë, “përfaqësues” të të pakënaqurve, e atyre pra që dikur merrnin paga të majme Brenda FFK-së, po paralajmëronin nëpër tryeza kafeneve, por edhe tërthorazi nëpër studio televizive se në MKRS po përgatitet një ligj, i cili “ia pret krahët” z. Ademi, pasi që lidhet me një proces gjyqësorë që z. Ademi e kishte të montuar qysh 10 vite më parë, e që nuk ishte gjykuar deri atëherë nga gjykatat tona, asnjë se z. Ademi ndodhej tërë kohën në Kosovë dhe nuk i kishte ikur drejtësisë. Kush po iu jepte informacione këtyre të pakënaqurve se çfarë ligjesh po sjellë MKRS, a mos vallë ishin ata në MKRS ishin në shërbim të këtyre, apo anasjelltas? Nejse…!

Ligjin e Sponzorizimit, më të mirin që e ka Kosova, të cilit iu gëzuan të gjithë sportistët, dinakërisht e lidhën ngushtë me licencimin e FFK-së nga ana e MKRS-së, këtë e konsideruan si gjetjen ideale për të nisur “shkëputjen e zorit” të z. Ademi me përfaqësuesit e klubeve, që po e përkrahnin pa kushte, duke ia besuar punën e duke i kërkuar që vetëm të vazhdojë.

Asnjë aferë korruptive, asnjë keqpërdorim, madje z. Ademi disa herë është deklaruar se nuk e merr as pagën e kryetarit të FFK-së, të gjithë qenien e tij e ka vendosur në shërbim të pasionit të tij jetësorë, pasi që në aspektin profesional e familjarë ndjehet I përmbushur. Biznesmen i suksesshëm, ndër ndërtuesit e parë në Kosovë pas luftës, duke e zbukuruar qytetin e Prishtinës me artin e ndërtimit. Një prind krenar me djalin e vetëm Trimin, ndër artistët më të çmuar sot në tregun shqiptarë dhe jo vetëm, ndër më të paguarit nëpër mbrëmje muzikore. Bashkëshort i një mjekeje zonjë, e cila nuk i pëlqen mediat, por shumë e përkushtuar në misionin human në shërbim të popullit.

Le të vazhdojmë…pas disa seancave për çështjen e montuar të para dhjetë viteve, z. Ademi shpallet i pafajshëm, rrjedhimisht komisionit të MKRS për licencim i digjet arma e vetme në dorë për ta sulmuar z. Ademi përballë klubeve të cilëve po iu thoshin, largojeni z. Ademi nga kreu i FFK-së, nëse doni të licencoheni. Z. Ademi nuk u tërhoq në asnjë moment, ishte i bindur se futbolli ishte në rrezik të kapej, e këtë ishte betuar se nuk do ta lejonte, jo derisa delegatët t’ia besonin drejtimin e saj.

Të dëshpëruar pas shpalljes së pafajshme të z. Ademi dhe lirimit nga secila akt-akuzë që lidhej me rastin e montuar të dhjetë viteve më parë, grupi i të pakënaqurve, e atyre që kishin paga të fuqishme sa ishin Brenda FFK-së, sikur morën pak oksigjen, kur muaj më parë z. Ademi arrestohet si një drejtues i ndonjë “karteli droge” thua se i kishte ikur ndonjëherë drejtësisë, pikërisht në javën kur Kosova po pritej të fillonte rrugëtimin për kualifikim në EURO 2024. U mbajt në paraburgim, e pastaj në arrest shtëpiak, duke i mbushur “plot jetë” të pakënaqurit, i kërkonin komunitetit të futbollit që në shpejtësi të mblidhen e ta shkarkojnë z. Ademi.

Sigurisht një gjë e tillë nuk ndodhi, pas disa ditëve mbajtje në shtëpi, z. Ademi i kthehet zyrës së FFK-së, e mirëpresin bashkëpunëtorët dhe betohet se do të punojë me vendosmëri të palëkundur derisa të ketë besimin e bashkëpunëtorëve.

LICENCOHET Federata e Futbollit të Kosovës

Këtë javë, më në fund licencohet FFK. Sado që të gjithë e kuptuan se z. Ademi nuk ka qenë asnjëherë problem për këtë mos-licencim, por pikërisht klubet, z. Ademi si një “prind i mirë”, kurrë, asnjëherë nëpër paraqitje televizive nuk kishte thënë se klubet nuk i plotësojnë kushtet, i kishte mbrojtur gjithnjë, a e din pse?

Sepse për dallim prej të pakënaqurve, z. Ademi ka qenë vetë drejtues apo pronar klubi, e din më së miri se cilat janë kanë qenë sfidat për ta mbajtur gjallë një klub futbolli ndër vite që prej kohës së okupimit, e i kishte vlerësuar duke i nxitur përpjekjet e njerëzve të futbollit që të mos ndalen, të përmirësohen përditë, madje duke i ndihmuar si federatë edhe në pjesë që nuk janë përgjegjësi e FFK-së, vetëm e vetëm që komuniteti i futbollit të zgjerohej, të rritej, e që nesër talentët e vendit tonë të mos shuhen, për mungesë kushtesh. z. Ademi ju ka premtuar klubeve se do t’u ndihmojë në secilën sferë ku është e mundur jo vetëm për tu licencuar, por edhe për secilën nevojë që ka kërkesë, që futbolli të fitojë, që të rinjtë të fitojnë, që Kosova të fitojë!

SHPËRNDAJE