erdodoggffISTANBUL: Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të shtunën ka amrtuar vajzne  e tij më e re Sumeyye me industrialist mbrojtjes Selcuk Bayraktar në një shkallë të gjerë dhe të sigurisë së lartë ceremoni në Stamboll. Në mesin 6 mijë mije krushqve ne kete cermoni ishte ftuar edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. ne dasem ciftit te ri Erdogan kishte edhe 100 krushqi shiptare, adhures te Erdoganit, kane shkruar mediat turke, transmeton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Dasma filloi me recitim të Kuranit dhe me Allahu Ekber !

eddogngkkadd

Sot vajza e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Sümeyye Erdoğan u martua me Selçuk Bayraktar, djalin e biznesmenit Özdemir Bayraktar, raporton Anadolu Agency (AA).

Celebrimi i çifti është kryer nga kryetari i Bashkisë së Stambollit, Kadir Topbaş me një ceremoni të mbajtur në qendrën e shfaqjeve Yahya Kemal Beyatlı në rajonin Küçükçekmece të Stambollit. Dëshmitarët e celebrimit të çiftit kanë qenë ish-Presidenti turk, Abdullah Gül, kryetari i Parlamentit, İsmail Kahraman, kryeministri, Ahmet Davutoğlu, shefi Shtabit të Përgjithshëm gjenerali Hulusi Akar, kryesuesi i Presidencës të Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izzetbegoviç, kryeministri pakistanez, Navaz Sherif, ish-kryeministri i Libanit, Saad Hariri dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

erdoodfff

Pas celebrimit, certifikatën martesore ia ka dorëzuar ish-presidenti Abdullah Gül. Në ceremoninë e cila ka nisur me këndimin e Kur-anit kanë qenë të pranishëm gjithashtu ministra, përfaqësues të shteteve të huaja, ambasadorë, kryetarë të bashkive, artisë dhe biznesmenë, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

erdoggnn111

Për të ftuarit gjithashtu në një klip të shkurtër filmik janë prezantuar pjesë nga jeta e Sümeyye Erdoğan dhe bashkëshortit Selçuk Bayraktar, ku në këto sekuenca shfaqen fotografi të saj të fëmijërisë me babain e sajë si dhe momentet e vështira kur iu është dashur të linte shkollën e mesme medresenë për shkak të shamisë e cila ishte e ndaluar dhe të cilën mbeti e detyruar ta përfundonte në një shkollë tjetër në qytetin Trabzon.

Ndër të tjera në klip theksohet se Sümeyye Erdoğan ka kryer arsimin e lartë në London Schools of Economics dhe master në Universitetin Indiana si dhe që është e interesuar në sportin e hipizmit, ka një interes të lartë për violinën si dhe kryen bungee jumping.

Ndërsa për Selçuk Bayraktar shpjegohen ëndrrat e tij që në moshën e shkollës së mesme për mjetet ajrore pa pilot (dronët). Selçuk Bayraktar ka përfunduar Degën e Inxhinierisë në Universitetin Teknik të Stambolit, ndërsa masterin në Upenn në Amerikë si dhe më pas Doktoratën në Massachusetts Institute of Technology. Bayraktar pas kthimit në Turqi nisi ëndrrën për prodhimin e dronëve ku ai ka prodhuar dronët kombëtar dhe origjinal.

dasemmee

SHPËRNDAJE