Zurich, 25 shkurt -Mediat zvicerane permes nje ser shkrimesh me titull: Nga Air-Prishtina vjen ne shefe e re Germania-Besitzerin” (“Air-Prishtina-Chefin ist neue Germania-Besitzerin”) bëjnë me dije se kompania ajrore «Germania Flug AG» tani do të ketë një pronare të re. Ajo quhet Lejla Sallahu dhe është shefe e Air Prishtina, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Nga dardha pik dardhë: Qika e Karadakut te Presheves Lejla Sallahu (e bija e humanistit Bexhet Sallahut) merr ne duar 100% “Germania Schweiz”

Kjo sipërmarrëse e suksesshme është bija e Bexhet Sallahut, i cili ka qenë pionier i operimeve ajrore mes Zvicrës dhe Prishtinës e Shkupit.

Gazeta zvicerane «20Minuten» njoftoi se anëtari i bordit të Germania Urs Pelizzoni ka konfirmuar se «Germania Flug AG» do t’i takojë 100 për qind Lejla Ibrahimi-Sallahut, respektivisht firmës së saj Albex Aviation.

Agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar se Lejla Ibrahimi-Sallahu ka blerë 60 për qind të aksioneve të investitorëve zviceranë dhe 40 për qind të aksioneve që i mbante «Germania» nga Gjermania.

«Germania Flug AG» është kompani ajrore me seli në Zvicër dhe deri më tani 40 për qind të pronësisë së saj e mbante kompania gjermane «Germania», e cila së fundi ka filluar proceduarat e falimentimit në Gjermani.

Por, kompania me seli në Zvicër – «Germania Flug AG» – nuk ka qenë e prekur nga falimentimit dhe ka vazhduar fluturimet nga Zvicra në Kosovë dhe Maqedoni.

Per fund Lejla Sallahu është një zonjë e re por me një përvojë të çmuar në fushën e biznesit te trasheguar nga prinderit e saj te cilen e lanë të re.  Ajo prej me shume se nej decenie udhëheq me kompaninë “Air Prishtina”, një sfidë që e ka marrë nga babai i saj i ndjerë Bexhet Sallahu, i cili e kishte themeluar këtë kompani të suksesshme para më se 35 vitesh. Duke ndjekur hapat e babait, prinderve te saj Lejla jo vetëm që e ka ruajtur me kujdes trashëgiminë e prinderve, por edhe e ka zgjeruar atë duke i dhënë në vazhdimësi deri em sot e cila gjendet ne krye te kompanisë gjigante ajrore ‘Germania Flug AG’. Prandaj tham edhe nga Dradh pike dardhe..

SHPËRNDAJE