Besa Fuga, kordinatore e projektit, në një takim me median shprehet se, gjatë dy fazave të para të programit, mbi 1000 të rinj kanë aplikuar, 230 janë trajnuar, dhe 36 biznese të reja u regjistruan. Deri në fund të 2017, pritet regjistrimi i 100 bizneseve të reja

TIRANE, 27 Shtator /ATSH-E.Xhajanka/- Sistemi i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri shpesh nuk ka arritur të pajisë nxënësit me njohuritë e kërkuara, kompetencat dhe aftësitë për një tranzicion të suksesshëm në tregun e punës. Kjo ka rezultuar në një forcë pune jo të kualifikuar si duhet, me mungesa në aftësi dhe nivel të lartë të papunësisë tek të rinjtë.

 

Duke njohur nevojën për të trajtuar thellësisht cështjen e punësimit duke ri-orientuar arsimin dhe formimin professional drejt nevojave të tregut të punës, si dhe nevojën për modernizimin dhe zgjerimin e shtrirjes së shërbimeve të punësimit, në vitin 2014 Qeveria shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe të Aftësive 2014-2020.

Programit që po mbështet punësimin

Në mbështetje të Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2014-2020, programi 4-vjecar “Zhvillimi i Aftësive për Punësim”, i financuar nga Zyra Zvicerane e Bashkëpunimit për Zhvillim (SDC), synon të ketë një kontribut në nivel sistemi për modernizimin e sistemit të  AFP-së në Shqipëri duke adresuar disa sfida kryesore në: mospërputhjen e kërkesës me ofertën për aftësi, aksesin në shërbimet e punësimit dhe formimit; tregun e punës në zonat rurale; menaxhimin efektiv të fondeve për punësim dhe trajnim; mungesën e koordinimit / bashkëpunimit në sistem; informacionin e pamjaftueshëm të tregut të punës; dhe garantimin e cilësisë së ofertës dhe programeve të AFP-së.

Qëllimi kryesor i programit Zhvillimi i Aftësive për Punësim është “Më shumë të rinj dhe të reja në zonat urbane dhe rurale në Shqipëri të punësuar apo të vetëpunësuar.”

Besa Fuga, Koordinatore e Programit të Vetëpunësimit shprehet se, për të arritur qëllimin e këtij program, gjatë dy viteve të para të zbatimit të tij është ndërmarrë ndërhyrje në katër drejtime kryesore:1- Përmirësimi, diversifikimi dhe avancimi në qeverisjen e programeve të nxitjes së punësimi.2- Skemat e aftësimit nëpërmjet formimit në punë (përfishirja e elementëve të sistemit dual)3- Sigurimi i cilësisë dhe akreditimi i ofruesve të AFP-së, 4-Parashikimi afat-shkurtër dhe aftat-mesëm i nevoja për aftësi

Koordinatorja Fuga: Gjatë dy fazave të para të programit, mbi 1000 të rinj kanë aplikuar, 230 janë trajnuar, dhe 36 biznese të reja janë regjistruar. Deri në fund të 2017, pritet regjistrimi i 100 bizneseve të reja

Përsa i takon komponentit të parë, shpjegon Fuga, “Përmirësimi, diversifikimi dhe avancimi në qeverisjen e programeve të nxitjes së punësimit, puna ka konsistuar në asistencën teknike ofruar Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP).

Disa ndër rezultatet kryesore, thekson ajo përfshijnë, diversifikimin e programeve të nxitjes së punësimit të zbatuara nga SHKP, dhe përmirësimin e proçedurave për shpërndarjen transparente të fondeve

Ndërsa “Pilotimi i programit të vetëpunësimit”, mbështeti të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asistoi në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme.

Sipas saj, gjatë dy fazave të para të programit, aplikuan mbi 1000 të rinj, 230 nga të cilët u trajnuanr dhe 36 biznese të reja u regjistruan. Deri në fund të 2017, pritet regjistrimi i 100 bizneseve të reja. “Hartimi i Plani Kombëtar të Veprimit për Riintegrimin Social të përfituesve të ndihmës ekonomike”,është në qëndër të punës tonë thotë Fuga.

Skemat e aftësimit nëpërmjet formimit në punë: Komponenti i dytë i programit

Skemat e aftësimit nëpërmjet formimit në punë, është komponenti i dytë i Programit “Zhvillimi i Aftësive për Punësim”, rezultatet kryesore të të cilit përfshijnë, asistencë teknike për MMSR mbi optiminizimin e rrjetit të ofruesve public, studimin e fizibilitetit për skemat e të nxënit nëpërmjet punës dhe konceptualizimi dhe organizimi i Olimpiadës së Aftësive ne 2016.

Siguria, cilësia dhe parashikimet afat-mesme për punësim: Çështje të komponentit 3 dhe 4

Sigurimi i cilësisë dhe akreditimi i ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) ka përfshirë punën për 1.Hartimin e Manualit të Vetëvlerësimit për ofruesit publikë të AFP-së.2. Përpilimi i Databazës së Ofruesve Privatë të AFP-së dhe analiza e procedurave të licensimit. 3. Definimi i konceptit të Ekselencës në AFP në nivel ofruesish – në proces.

Koordinatorja Fuga shpjegon se “Hartimi/përditësimi dhe dixhitalizimi i listës kombëtare të profesioneve dhe përshkruesve të profesioneve. Si dhe anketa e nevojave për aftësi 2017 që është në process, pika të komponentit katër, të Programit kosistojnë në parashikimin afat-shkurtër dhe aftat-mesëm të nevojave për aftësmin e të rinjve në biznes.

Programi ynë thotë ajo, është një shtyllë e rëndësishme në zbutjen e papunësisë në vend dhe zgjimin e kreativitetit në të bërin biznes tek të rinjë, që synon deri në fund të vitit 2017 të realizojë paketa ligjore në mbështetje të zbatimit të Ligjit të ri të AFP-së, vecanërisht në lidhje me 1) strukturën dhe funksionet e Agjensisë së Punësimit dhe Aftësive; 2) garantimin të cilësisë (përfshirë akreditimin dhe inspektimin), dhe 3) skemat e të nxënit nëpërmjet punës.

Gjithashtu do të realizojë Formalizimin e Manualit të Vetëvlerësimit për ofruesit publikë të AFP-së ; Aprovimin e Listës Kombëtare të Profesioneve nga Këshilli i Ministrave dhe Përfshirjen gjithmonë e më tepër të SHKP-së në zbatimin e programit të vetëpunësimit dhe institucionalizimi i këtij programi si një nga programet e nxitjes së punësimit, thekson ajo.

Ky program financon deri në vlerën 500 mijë lekë të reja çdo të ri të moshës 18-30 vjeç, që ka një ide biznesi dhe kërkon ta konkretizojë atë.

Cilët janë sektorët që do të mbështeten?

  1. Turizëm
  2. Teknologji dhe inovacion
  3. Bujqësi
  4. Artizanat
  5. Peshkim
  6. Tekstile dhe fashion
  7. Ecommerce
  8. Shërbime

Cilat janë përfitimet?

Të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në program do të përfitojnë:

– Trajnime për zhvillimin e idesë së biznesit dhe njohjen e koncepteve bazë të lidhur me vetëpunësimit;

– Mbështetje këshillimore individuale nga ekspertë financiarë dhe ligjorë për zhvillimin e planit të biznesit;

– Mbështetje për regjistrimin formal të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR);

– Mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve dhe / ose materialeve deri në vlerën 500,000 Lekë;

– Mbështetje këshillimore ligjore dhe financiare gjatë vitit të pare të operimit të biznesit.

Aplikantët mund të informohen më shumë përmes faqes,  www.aftesi.info/vetepunesimi. /a.g/

SHPËRNDAJE