Në varrezat ortodokse serbe në fshatin Kllokot afër Vitisë janë rrënuar 27 përmendore mbi varreza, njofton radioja serbe nga Kosova, KiM.

Sipas njoftimit, në varreza gjenden pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po e bëjnë hetimin e ngjarjes. Kreu i Komunës së re të Kllokotit, Sasha Mirkoviq, i cili jeton në afërsi të këtyre varrezave, deklaroi se është i shokuar me këtë akt vandal.

Informatën e ka konfirmuar edhe drejtori i radios lokale të Kllokotit, Nikolka Stolliq, i cili tha se “ka informata për rrënimin e varrezës dhe se atje gjendet policia”.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar ashpër edhe Zyra për Kosovë e Qeverisë së Serbisë, e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që sa më parë t’i zbulojë dhe ndëshkojë aktorët e këtij akti vandal, transmeton Koha.

Siç dihet, sot në Preshevë, pikërisht qeveria serbe i dha urdhër xhandarmërisë së saj që të heqë nga lapidarin përkujtimor të dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe ka mundësi që ky akt të jetë një lloj hakmarrje për atë që ndodhi në Preshevë.

SHPËRNDAJE