Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ishte mysafir në emisionin Puro Debat të Milaim Zekës.
Arifi ka folur për 2 milionë euro që Qeveria e Kosovës ka nda për Luginën e Preshevës.
Ai ka thënë se Qeveria Kurti ndau 2 milionë euro për 15 persona të Luginës.
Sipas tij, kjo është bë me të njofshëm.
“Dy milionë euro janë marrë vendim në 2021 në buxhetin e 2022 nga Qeveria e Kosovës. Na e kemi përshendët, e kemi falendëruar publikisht dhe kemi thanë shyqyr Zoti iu ra ndërmend. Kemi mujt me kanë kritik, sepse 13 – 14 milionë euro po ia pagujnë serbëve në Mitrovicë rrymën. Apet thom super 2 milionë euro. Kur ka ardhë momenti me i realizu ato 2 milionë euro, aty ka ndërhy Vetëvendosje, jo më Qeveria e Kosovës, ani pse është i njëjti person, kryetari i LVV-së është kryetar Qeveria. Interesat e LVV po implikohen në Qeverinë e Kosovës. Këto 2 milionë euro kanë shkuar perj tyre 700 mijë – 800 mijë euro në 15 xhepa. Këta 15 qytetarë të Preshevës janë njerëz që kanë qenë në kabinetin e Kamberit kur ka qenë kryetar dhe te kabineti i Ardita Sinanit kur ka qenë kryetare”, thotë ai.