Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ishte mysafir në emisionin Puro Debat të Milaim Zekës.

Arifi ka folur për 2 milionë euro që Qeveria e Kosovës ka nda për Luginën e Preshevës.

Ai thotë se nga këto mjete ka përfituar edhe Faton Bislimi.

“Faton Bislimi i cili ka qenë deputet i LDK-së. Është me rëndësi me ditë që është djali i migjes së Besnik Bislimit, zëvendës kryeministrit të Kosovës. Nga këto dy milionë euro janë dhënë në një kompani të sapo themeluar nga Fatoni për lobim në Amerikë, për m’i dërgua disa liderë atje në lobim. Edhe pse, jo vetëm që ka një kompani të sapo themeluar në Kosovë, jo vetëm pse e ka një zyre vetëm me adresë në Amerikë, jo vetëm që e ka një zëvendësministër, që i merr vendimet…”, thotë Arifi.

Ai tutje tregon sa para ka përfitu Faton Bislimi.

“Rreth 200 mijë euro, vetëm ai i ka marrë”, shprehet Arifi për shumën që e ka marr Bislimi.

Tutje ai tregon se e ka dorëzuar aktakuzën në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Këto dy milionë euro që janë dëdikuar për Luginën e Preshevës, ato janë dedikuar me vendim të Qeverisë për projekte të caktuara në Luginë të Preshevës”, thotë tutje ai.

SHPËRNDAJE