Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ishte mysafir në emisionin Puro Debat të Milaim Zekës.

Arifi ka folur për 2 milionë euro që Qeveria e Kosovës ka nda për Luginën e Preshevës.

Ai tha se këto 2 milionë euro kanë shkuar në 15 xhepa, pra në njerëz të Luginës, për t’u kthyer përsëri në disa xhepa në Vetëvendosje.

“Për mua si kryetar nuka ka logjikë me i nda gjithë ato mjete të disa individë të caktuar në Luginë të Preshevës”, thotë ai.

Ai është pyetur nga panelistja Afërdita Maliqi se për çka janë shkua këto mjete?

“E ki një shoqatë që është themeluar tre ditë para shpalljes së konkursit, e cila ka aplikuar në atë konkurs për të recituar pesë vjersha, për të cilat i ka marrë 45 mijë euro”, thotë tutje ai.

“Për këto ka vendime të shkrume, nuk është llaf”, shprehet tutje Arifi.

“Këtu ki komision, Ilir Kapiti është kryetar. Kapiti në Qeverinë Kurti 1 ka qenë zëvendësministër i Financave dhe në Qeverinë Kurti 2 është ambasador në Angli. Ky ka qenë në komision sipas qëndrimeve publike të Kryetari të Këshillit Nacional që e ka bë këtë konkurs”, thotë Arifi.

Ndërsa Fatmir Sheholli thotë se kjo është tmerr dhe është vepër penale.

“Kjo është tmerri i dynjes”, shprehet Sheholli.

SHPËRNDAJE