Duke vlerësuar lartë pjesëmarjen masovike, toleranacën, pjekurinë në zgjedhjet e qeta demokratike nga shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë fushatës  dhe ditën e votimeve  6 maj,  zv.kryeministri i RK z.Hajredin Kuci e ka mirëpritur dhe përshëndetur lajmin për madatin e ri të Riza Halimit për deputet, njofton agjencia informative kombëtare „Presheva jonë“

 

Prishtinë, 11 maj

„Unë përshëndes  popullin e Luginës së Preshevës që përmes daljes masive në zgjedhjet e 6 majti, me cka ju përgjigjën më së miri dhunës dhe aksioneve të fundit policore serbe gjatë arrestimeve të tetë të rinjve shiptarë. Zgjedhjet e fundit në Luginë ishin për lakmi, të zhvilluara nëmenyrë të qetë dhe  pjekuri  tolerancë që qytetarët  treguan  gjatë fushatës dhe në ditën e votimeve të 6 majit…”

 

Në vazhdim z..Kuci duke ftuar liderët e Luginës për unitet, shtoni se  “mbetemi me shpresë  se të zgjedhurit do të realizojnë premtimet dhe të avancojnë të drejtat kombëtare të shqiptarev në ato treva edne nëna dminduke përfqësëuar denjësisht popullatën shqiptare, qoftë në vend ashtu edhe jashtë…“

 

 

Për zyrtariin e lartë të qeverisë së Republikëssë Kosovës z.Kuci, emërimi i Riza Halimit për deputet ështe kjo një fitore jo vetëm e tij personale por edhe mbarë shiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Mandatimi i ri z.Halimi deputet , ky lajm padyshim ishte i mirë dhe i gëzueshëm që shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medevgjës të kenë përfaqësuesin e vetë në parlametnin e Serbisë. Jo vetëm kaq emërimi i tij është një punë e mirë edhe për ne në Kosovë  që kemi një personmlitetin, përfaqesuesin e Luginës me të cilin mund të kontaktojmë e bisedojmë për hallet tona. Një deputet sigurisht  është pak, në krahasim me ne në Kosovë, ku Kuvendi ynë ka 13 deputetë serbë. Ky është edhe njëlloj barometri i i vendeve demokratik dhe tolerant në ballkan karshi minoriteteve…“, ka deklaruar sot për agjencinë informative „Presheva Jonë“ zv.kryemintsri  dhe ministri i drejtësisë Dr.Hajredin Kuci .

 

Në vazhdim zv.kryeministri Hajredin Kuci ka pohuar se „ne kemi besim të plotë tek zoti Riza Halimi se do të punojë në interesa të shqiptarëve sikur deri më tash, duke kundërshtuar politikat antishiptare në paralamentin serbë, duke duke ngritur  zërin kundër padrejtësive dhe në favor të  realizimit të të drejtave të shqiptarve të Lugiës së Preshevës. Njeriu, politikani, ku doqë të jetë aty duhet edhe të veprojë. Unë personalisht dhe në emër të qeverisë simë,  urojmë zotin Halimi  suksese dhe punë të mbarë..“

SHPËRNDAJE