Medvegjë, 23 nentor -Venia e taksave me 100 % te produktve te kompanive ne Serbi nga ana e qeverise se Ksovës ka shkaktura reagime te ashpra sidomos nga autoritet serbe. Reagime te tilla nuk kane munguar as nga biznesemne dhe lidere shqiptare nga Lugina e Preshevës. Këta te fundit nga qeveria Haradinaj kane kerkuar qe se paku te hiqen taksta per kompanite shqiptare dhe te huaja. Nje kërkese e tille qe drejtuar para qeverise se Kosovës se pari nga lideri dhe biznesmeni i njohur (AFEDS) z.Muharrem Salihu nga Medvegja, pastaj nga drejtues te FLUIDI-t etj..

 

Muharrem Salihu nga Medvegja falenderon qeverine e Kosovës

“Qeveria e kosovës duhet t’i mbrojë edhe kompanitë shqipëtare në këto dy shtete, ashtu sikur edhe kompanitë e huaja..” ka shkruasr ne fb e tij lideri dhe biznesmeni i njohur ne Evropë me origjine nga Medvegja Muaharrem Salihu, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Sipas Muahrremit “Vendimi i qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës doganore e mallërave të prodhuara në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, len jashta këtij vendimi “Brendet” vendeve të huaja të cilat prodhohen në këto dy shtete.”

“Forumi shqiptarë për zhvillim ekonomik në Serbi, fton qeverinë e kosovës që me kët vendim përveç kompanive të huaja të mbrohen edhe kompanitë e shqiptarëve në këto dy shtete. Prandaj, përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Serbi, duhet të kuptojne se shqiptaret jetojne edhe ne mbrendinë e Republikës së Serbisë. Më saktësisht nga 150 komuna vetem në 18 prej tyre nuk ka popullatë shqiptare. Prandaj eshte koha ta kuptojne se duhet te flasin ne emer te shqiptareve ne Serbi e jo vetëm te tre komunave” ka thëne ne fund biznesmeni shqiptar nga Medvegja.

Qeveria Haradinaj perjashton nga taskat kompanite nga Lugina e Preshevës dhe dhjetëra kompani te huaja në Serbi. Eshte ky lajm i mire qe eshte mirëptritur ne Luginen e Preshevës. Jane dhjete kompanitë me seli në Serbi, të cilët shesin mallra në Kosovë qe  nuk i nenshkrohen pagesës prej 100 %  per tatime të vendosura nga Qeveria e Ramush Haradinaj, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Per këte vendim te kreut te qeverise se Kosovës z.Muharrem Salihu nga Medvegja ka falenderuar z.Haradinajn.

SHPËRNDAJE