Image associéeBernë, 26 Mars 2017 Shqiptaret ne Zvicer jane te organizuar mire jo vetem ne sport dhe kulturepor edhe ne biznese. Keshut përfaqësues të bizneseve shqiptare në Zvicër jane tubuar në Kuvendin e tyre te Dytë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Qamil Isufi ishte në konkurrencë me kandidatin Naser Mustafa, i cili deri tani ishte ushtrues detyre i kryetarit të RRBSHZ… Ky i fundit ka tërhequr kandidaturën duke u djere krenar qe gjate mandatit te tij u bene nej ser aktivtesh ne fabvor te shoqates dxshe shipatreve ne Zvcer dhe vendolindje. Ai po ashtu ka shprehu kenaqesi qe e ka sjellur deri këtu asociacion ne fjale. Me pas ka pasauar votimet, cka anëtarët me shumicë votash ia besuan që Rrjeti i Bisneseve në Zvicër të drejtohet nga biznesmeni i njohur shiptar ne Zvcer Qamil Isufi.

«Flitet për 5 mijë biznese shqiptare në Zvicër, dashtë e pa dashtë ata janë anëtarë të Rrjetit. Dhe ka shumë arsye pse të gjithë nuk janë anëtarë të shoqates dhe është fatkeqësi që nuk janë ende pjesë e jona.», ka deklaruar kryetari i sapo zgjedhur z. Qamil Isufi.

Në këtë Kuvend të biznesmenëve shqiptarë ishte prezent edhe Ambasadorja e Kosovës, Nazane Breca dhe perfaqesues nga Ministria e Diasporës, këshilltari Agim Kuleta dhe Shukrie Ramadani nga Qendra Kulturore në Cyrih dhe aktiviste tjere shqiptare te bizneseve ne Zvicër.

SHPËRNDAJE