Burime brenda PZAP-së kanë bërë të ditur që ky organ e ka shqyrtuar ankesën e Vetëvendosjes dhe e konsideron të paligjshme ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë, të cilët janë dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit.

Vendimi për VV pritet të publikohet sot gjatë ditës. “Ne sot jemi duke i publikuar të gjitha vendimet e ankimuara nga partitë për vendimet e KQZ. Pavarësisht shantazheve e presioneve që kanë ardhur nga palët ankuese, PZAP po kryen me profesionalizëm të plotë punën e vet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë burimi brenda PZAP-së. PZAP tashmë i ka kthyer përgjigje zyrtare disa partive minoritare që njësoj sikur Vetëvendosje janë ankuar për mos certifikim të listës zgjedhore pasi brenda tyre kishin persona të dënuar në tri vitet e fundit.

Sipas vendimeve të PZAP KQZ ka respektuar me përpikëri vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve në fuqi. Në bazë të këtij vendimi, kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk mund të kandidojë për deputet e as të marr mandat kryeministri nga Kuvendi qē do të formohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

SHPËRNDAJE