Ishte maji i vitit 2015, kur në Beograd kishin filluar protestat kundër disa projekteve që sipas opozitës atje shiheshin si projekte korruptive. Opozita serbe cilësonte se pas tyre qëndrojnë klane kriminale të lidhura ngushtë edhe me pushtetin.

Njësoj si në Beograd, edhe ne Prishtinë e shumë qytete të Kosoves, Levizja Vetevendosje organizonte protesta te ndryshme kundër demarkacionit dhe asociacionit të komunave serbe.

Atëbotë, derisa aktivistët dhe deputetët e Vetëvendosjes arrestoheshin e burgoseshin, e madje edhe vetë Albin Kurti, ish-zv/kryeministri Haki Abazi ktitikonte partinë që më vonë iu bashkua vetë. Abazi që sot synon të bëhet deputet me këtë parti, përveç se nuk i përkrahte këto organizime, asokohe në shumë momente i quante veprime të gabuara këto protesta dhe të dëmshme për vendin.

Ndryshe nga Kosova, zoti Abazi vepronte tjetërqysh ne Serbi. Ai e kishte ndihmuar dhe kishte dhënë përkrahje maksimale për opozitarët që protestonin ne Beograd, mes të cilëve ishte i përfshirë edhe lideri nacionalist serb nga Levizja Dver, Bosko Obradovic.

Portali ynë ka siguruar dokumente ku shihet ndihma financiare nga Haki Abazi përmes Rockfeller Brothers, dhënë për opoziatarët serb.

Më herët zoti Abazi i ishte bërë publike zyra në Beograd, ku ai ka punuar për shumë vite. Atij i është publikuar edhe një fotografi në muzeun e ushtrisë serbe në ditën e pavarësisë së Kosovës.

SHPËRNDAJE