Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ndër tjerasht potencoi se qëndrimi i kryesis së përgjithshme të PVD-së është që të jetë një detajizim një njësi zgjedhore me një këshilltarë.

 

Ardita BEHLULI

Presheve, 15 dhjetor (AIK Presheva Jone & TVP)

Pas mbajtjes së manifestimit me rastin e themelimit të 20 vjetorit të Partisë për Veprim Demokratik, gjatë muajit tetor të këtij viti kanë filluar aktivitetet e zgjedhjeve të brendshme partiake nëpër nëndegë në komunën e Preshevës.

Kryetari i këtij subjekti politk i shtrirë në tri komuna Riza Halimi, thekson se janë mbajtur mbledhje në shumicën e njësive zgjedhore në Komunën e Preshevës me propozime të kandidatëve të rinjë. Sipas fjalëve të zotit Halimi këto aktivitete po zhvillohen paraleleisht edhe me propozime për strukturat partiake të forumit rinor dhe të gruas. Ndërkaq sa i përket degës në komunën e Bujanocit janë duke menaxhuar agjendën për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme. Përkundër popullatës shqiptare me numër të ulët në Medvegjë zgjedhjet në kuadër të partisë atje vetëm kanë përfunduar.


Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ndër tjerasht potencoi se qëndrimi i kryesis së përgjithshme të PVD-së është që të jetë një detajizim një njësi zgjedhore me një këshilltarë. Pas përfundimit të këtyre aktiviteteve parazgjedhore në komunat Preshevë e Bujanoc atëher do të harmonizohen veprimet dhe me delgatët e zgjedhur do do mbahen kuvende zgjedhore për degë kështu deklaroi zoti Halimi. Sipas tij zgjedhjet në fjalë priten të mbahen në fund të muajit janar apo fillim të muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Zgjedhjet në fjalë zhvillohen në kuadër statutit dhe programit të Partisë për Veprim Demokratik.

SHPËRNDAJE