Résultat de recherche d'images pour "xhamia flamuri"Preshevë, 27 nentor  -Shqiptarë si shumice muslimanë ne ballkan njihen kudo në botë për bashkëpunim dhe tolerancë ndërfetare. Edhe në luftën e fundit kundër Serbisë muslimanet simdos prijesit e tyre imame e hoxhallarew ishin ne vijat e para te fronit, ku u treguan produktiv dhe kooperues si me krahun e paqes ashtu edhe me atë të luftës. Vlen të përmendet kontributi i tyre në luftën e fundit te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne vitin 1998/99 dhe po ashtu vlen të përmendet se mbi 30 hoxhallarë kanë ra shehid dhe kanë vdekur ne luftën për çlirimin dhe mëvetësimin e Kosovës. Ata krahas mësimit fetar, rëndësi të veçantë i kushtuan ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe mbrojtjes së Atdheut shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Image associéePse serbet ia kanë frikën flamurit kuq e zi kur e shofin mbi xhami? Portalet kosovare pse s’merren me dhunimin e 20 mije motrave te tyre nga serbet e merren me hoxhallaret. Te ndalet propaganda e portaleve islamofobe ne Kosovë se Zoti ju ben edhe keq situaten ne vendin tuaj. Sikur t’mos ia kishin friken flamurit dhe xhamive serbet  sigurisht nuk do te kishin shakterruar mbi  200 xhami në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999 bashke me dhunën sistematike e forcave serbe ndaj imammeve dhe oxallareve ski dhe popullatës shumice muslimane shqiptare në Kosovë.

Në këtë fushatë të eger te Serbisë, ishin shkatërruar xhamitë Defterdar, Kurshumli dhe Hamam në Pejë, të ndërtuara në shekullin e XVI, tregjet e vjetra në Gjakovë dhe Pejë, dhe hamami turk Haxhi Begu i shekullit XV në Pejë

Mos të harrojmë se në Shqipëri pastaj me shumë se 40 vite e sundon Enver Hoxha, me komunizmin e tij dhe assesi nuk ka lejuar as hoxhallarët e as priftërinjtë të kontribuojnë në aspektin fetar e as kombëtar, mirëpo hoxhallarët kanë punuar fshehurazi për ta edukuar popullin e tyre dhe sigurt që kanë punuar edhe hoxhallarët në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Duke pasur parasysh se kontributi i hoxhallarëve nuk ka munguar asnjëherë, këtu vlen të përmendet kontributi i tyre në luftën e fundit te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ne vitin 1998/99 dhe po ashtu vlen të përmendet se mbi 30 hoxhallarë kanë ra shehid dhe kanë vdekur ne luftën për çlirimin dhe mëvetësimin e Kosovës, e sa te tjera qe kanë marrë pjesë, por janë gjallë dhe kontributi i tyre ende vazhdon por se tani në Kosovën e Pavarur, pastaj fillon një luftë tjetër në vitin 2001 në Republikën e Maqedonisë edhe këtu kanë dhënë kontribut të madh hoxhallarët Shqiptar duke pas parasysh se kanë kontribuar në të gjitha aspektet edhe kanë marr pjesë ne luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Republikën e Maqedonisë.

 

Denohet hoxha ne Preshevë pse ngriti flamurin kuqezi

Aktivitete kombëtare dhe bëmirëse e me peshë të njëjtë në dobi të lirisë së Kosovës në periudhën e okupimit serb ka zhvilluar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Ajo nën udhëheqjen Myftiut të atëhershëm Dr. Rexhep Boja,pati siguruar banimin dhe ushqimin e një numri të konsiderueshëm të studentëve shqiptarë të dëbuar dhunshëm nga Universiteti i Kosovës.

Edhe në etapat e mëvonshme shumë imamë të mirëfilltë dhe me përgatitje të duhur shkollore gjithandej Kosovës, xhamitë i patën kthyer në Institucione të rezistencës dhe të mbrojtjes së vlerave tona kombëtare.

Aktiv në këtë drejtim veçmas u tregua Idriz Selim Bilalli,aktualisht kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës , dhe imam në xhaminë qendrore të Besianës,ish-Podujevës .

Bilalli i një lidhje të njëjtë gjaku me atdhetarin e guximshëm Mulla Ramë Govori, që në rininë e tij të hershme mësoi që Atdheu dhe Gjuha, duhet mbrojtur në çdo kohë dhe rrethanë .

Mulla Ramë Govori, si anëtar i Komitetit Nacional Demokratik të Shqiptarëve, e shihte si brengë të përhershme mbetjen e shqiptarëve nën Jugosllavi dhe Greqi.
Ai si rrallëkush duke treguar qëndresë e guxim të pashoq kundërshtoi hapur tkurrjen e Shqipërisë Natyrale. Mulla Ramë Govori, si një antikomunist i vërtetë çdo ligjëratë të tij e fillonte me citatin e ideologut dhe Ciceronit tonë të njohur Hasan Prishtina”Dy duar për kokën,koka për atdheun” .

Komunistët jugosllavë duke parë që fjala e Mulla Ramë Govorit, çonte peshë në popull një natë dimri të acartë e arrestojnë atë tinëzisht. Mulla Rama fillimisht u dënua me vdekje, por për shkak të qëndrimeve kundërthënëse të trupit gjykues ky dënim më vonë atij iu kthye në burg të përjetshëm.

Të inspiruar nga Mulla Rama dhe vepra e tij e lavdishme përveç Mulla Idrizit, në mbrojtje të Kosovës me tërë qenien e tyre do të vihen edhe vëllezërit e tij Rrahimi, Ramizi dhe Shabani. Thirrjes së Atdheut dhe amanetit të Mulla Ramë Govorit, ata i përgjigjen me mobilizim në radhët e UÇK-së.

Po ashtu vlen të përmendet se hoxhallarët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta duan fenë dhe kombin, dhe kanë ndikim shumë të madh për ti shuar vëllavrasjet duke pajtuar familjet që janë në hasmëri dhe gjithashtu kontributi i tyre që të rinjtë tanë të mundohen ti ndalojnë nga dukurit e negative, për ti ndalur ato dhe ti inspirojnë për të mësuar dhe për te bërë një shoqëri të shëndoshë. Hoxhallarët në tribunat e tyre, ligjëratat e tyre, hytbet e tyre, ndoshta i fillojnë në gjuhën Arabe por pastaj krejt tema deri në fund shtjellohen në gjuhën shqipe.
Kontributi i hoxhallarëve ka qenë është dhe do te jetë i madh deri sa të funksionon kjo botë, sepse thuhet se pa hoxhallarë, pa mjek dhe pa polici dhe ushtri nuk funksionon asnjë shtet.

SHPËRNDAJE