Futbolli në Kosovë dhe zhvillimet në të duket se përjetohen në dy “realitete paralele”, është ai i asaj që e jetojnë përditë futbollistët, klubet, rajonet e secili individ i përfshirë në botën e sportit më të bukur në botë, por është edhe “realiteti imagjinarë”, të cilin e shohin “opozita”, të cilët sado të varfër me argumente, përditë prodhojnë fluska për të ngritur dyshime rreth punës së FFK-së, e të cilat sa viejnë e demantohen.

Së fundi, kur pritet që të votohet statuti i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës, siç kanë paralajmëruar të angazhuarit në të, më i miri i mundshëm, e që u konfirmua edhe nga shefat rrespektiv të UEFA-së dhe FIFA-së, z. Ceferin dhe z. Infantino, të cilët së fundi pritën në takim të parin e FFK-së, z. Agim Ademi me bashkëpuntorë, të shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, ku duke premtuar përkrahje për futbollin e Kosovës, shprehën lavdata të mëdha për statutin e ri të FFK-së, i cili është bërë në koordinim të plotë me ta, e që sipas tyre, është ndër statutet më të avancuara që ndonjë federatë e ka.

Në anën tjetër, dikujt në Kosovë nuk i “dalin boll” këto dëshmi, këto pritje të ngrohta nga shtëpitë më të mëdha të futbollit në Evropë e Botë duke shprehur gadishmëri për mbështetje, dikujt në Kosovë po i ende po i “kullojnë plagët” të cilat vetë i kanë shkaktuar, e po presin që t’ua shërojnë të tjerët.

UEFA e FIFA thonë se statuti i ri është më i miri i mundshëm, nëpër studio televizive në Kosovë thonë se statuti është skandaloz, por duke e pas parasyshë se edhe Korea edhe Rusia janë të përjashtuara nga UEFA e FIFA, dikush duhët të tregojë se si duken statutet e këtyre dy vendeve, ndoshta pikërishtë të tillë po kërkohene dhe në Kosovë?!

është befasi e llojit të vetë, sesi nëpër studio televizive, këta që futbolin në Kosovë po e shohin nga një “realitet imagjinarë”, sesi saherë që diskutojnë me kritika koti ndaj FFK-së, përfundimin e cdo fjalie e kanë me togfjalëshin “Buxheti i FFK-së është mbi 20 milion euro”, e rëndom shtrohet pyetja, mos vallë e gjitha kjo zhurëm po bëhet për t’i futur duar në ato 20 milion euro të futbollit të Kosovës, në ato para të rinisë kosovarë të cilët kanë vuajtur me dekada për mungesë kushtesh për punë, ndërsa sot, të gjitha klubet, rajonet e qytetet shprehen të kënaqur për dorën e FFK-së në futboll, si në aspektin e kushteve organizative ashtu edhe në ato infrastrukturore, të cilat përditë e më shumë po përparojnë, e një argument i gjallë e i freskët në këtë drejtim është ngritja për shumë pozita e ligës vendore, e që zyrtarët e FFK-së kanë premtuar se kjo ngritje do të vazhdojë, fundja kanë paralajmaruar me kohë se këtë e kanë mision.

SHPËRNDAJE