Urë mes lindjes dhe perëndimit, mes botës islame dhe krishtere, Azisë dhe Europës. Vendi me rreth 80 milion banorë është ekonomikisht e fuqishme dhe me ndikim në sferën gjeopolitike, shkruan “BLICK”, që para disa ditësh botoi një editorial për të votuar turqit kundër presidentit Erdogan, përcjell botasot.info.

Gjeopolitika

Turqia kufizohet me Sirinë dhe kontrollon hapësirën ajrore mbi luftën qytetarë në vendin e shkatërruar. Vendi është anëtar i NATO dhe ndodhet baza ushtarake e Incirlik Air Base. Prej këtu fluturojnë aeroplanët amerikanë. Turqia shpesh ka kërcënuar me mbylljen e bazës ajrore. Stambolli kontrollon lidhjen mes Detit Mesdhe dhe Detit të Zi. Turqia pra mund të parandalojë flotën ruse në Detin Mesdhe.

Refugjatët

Rreth tre milion refugjatë sirianë jetojnë në Turqi. Gjashtë milion sirianë tjerë kërkojnë ta lëshojnë Turqinë dhe përmes Bosforit të shkojnë në Europë. Prej marsit 2016 mes Europës dhe Turqisë ka një marrëveshje për refugjatët. Nëse anulohet marrëveshja, sigurisht do vijnë përsëri miliona refugjatë sirianë përmes Greqisë dhe Ballkanit drejt Europës. Normalisht atëherë nuk do derdheshin miliarda dollarë nga Brukseli në Turqi.

Turizmi

Riviera turke dhe Stambolli janë destinacione më të dashura të shumë zviceranëve. Vitin e fund kishte ulje drastike: vetëm 215’194 zviceranë vizituan vendin, ndërsa një vit më parë 380’338 persona. Këtë vit pritet të shkojnë bile edhe më pak

Europa

Është Turqia një vend europian? Ose një vend aziatik? Turqia në fakt kërkon të anëtarësohet në BE. Prej tetorit 2005 po bisedohet rreth kësaj. Shumica e qytetarëve të BE janë kundër. Në vjeshtë 2016 parlamenti i BE vendosi stopimin e bisedimeve për anëtarësim.

Fuqi rajonale

Firmat ndërtimore turke ndërtojnë objektet kryesore tregtare në Lindjen e Mesme dhe të Afërt. Politikisht krahas Iranit dhe Arabisë Saudite vlen si vendet më me ndikim në rajon.

Ekonomia

70 përqind e gjithë lajthive origjinën e kanë nga Turqia. Pra industria e çokolatave në Zvicër dhe Nutella shumicën e produkteve të tyre e marrin nga Turqia. Gjithashtu vendi turk eksporton tekstil me vlerë 20 miliardë dollarë në vit. Toyota, Daimler, Ford, Fiat dhe Renault konstruktohen në Turqi. Nga 2018 pritet Rrjedhja transadriatike e gazit të kalojë përmes Turqisë, që do lidh Azerbejxhanin me Austrianë./B.S

SHPËRNDAJE