Autoritetet botërore janë duke i paralajmëruar njerëzit që të jenë të vëmendshëm kur tërheqin para nga bankomati, duke i udhëzuar që gjithmonë ta mbulojnë tastierën kur shkruajnë PIN-in.

 

Policia po zbulon vrima të vogla në makinat e parave – truku i fundit që është duke u përdorur për t’ua vjedhur njerëzve detajet e bankës.

 

Hetimet në Britani të Madhe zbuluan se vrimat e vogla janë pajisje të vogla regjistruese dhe që incizojnë njerëzit kur vendosin numrin e tyre PIN.

 

Autoritetet paralajmërojnë njerëzit që kur t’i tërheqin paratë gjithmonë ta mbulojnë tastierën.

 

SHPËRNDAJE