Nga Bajram KABASHI

Protestoni në gjithë Kosovën kundër bandave të LDK-së, PDK-së dhe “luftëtarëve”, që po e shkatërrojnë natyrën e bukur të Kosovës sonë të vogël. Protestoni pandërpre ndaj atyre që po i shkatërrojnë bjeshkët e malet e bukura, atë natyrë të papërsëritshme që po e shëmtojnë grykësit, përbindshit nga udhëheqjet komunale të partive kryesore të vendit.

Ndihesh i pafuqishëm dhe i lig kur i sheh gurëthyesit që e shëmtojnë natyrën e ndotin ajrin rrëzë Bjeshkëve të Namuna, rrëzë Bjeshkëve të Thata, në Malet e Pashtrikut, mbi Istog deri në Decan, Vulljakë e ku jo tjetër; kur e sheh se si përbindëshit i shkatërrojnë bukuritë mijëravjecare të natyrës. Ato gropa stërmëdha, që po zgjerohen e vazhdojnë t’i shëmtojnë bjeshkët, malet dhe natyrën deri dje të virgjër të vendit tonë, janë gropa në shpirtërat dhe zemrat tona, vërragë që lëngojnë në ndërgjegjën tonë.


Le të tregohemi të vëmendshëm ndaj natyrës sonë që po na e shkatërrojnë, andaj duhet t’i ndalim me cdo kusht me protesta para Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës në Prishtinë si dhe para cdo komune të Kosovës.
***
Banorët e fshatit Kusar si dhe fshatrave për rreth, sot protestojnë para Kuvendit Komunal të Gjakovës.
Kjo protestë organizohet për ndalimin e gurthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, e cila është zonë me prioritet për mbrojtje të natyrës me Planin Zhvillimor të Komunës së Gjakovës.

“Pasi që institucionet, përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

SHPËRNDAJE