durres-plazhi-300x200Prokuroria për Krime të Rënda i ka konfiskuar 3 milionë euro pasuri të paluajtshme, trafikantit të heroinës në Zvicër. Në bisede me autrotitet zvicerane, sidomos me ato te drejtesise dhe policise, prokurore, vazhdimisht kane konfirmuar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se nje pjese e madhe shume se fituar e parave nga trafiku i droges trafikatnet shqiptare i dergojne vendilndje per ndertime te hoteleve, restauranteve apo ne parti politike.

Organi i akuzës provoi para gjykatës se Fatmir Muçaj i kishte siguruar këto prona nga të ardhurat e aktivitetit të tij kriminal në Zvicër, ka shkruar sot shtypi i Tiranës

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi të kalojë në llogari të shtetit, pasuritë e paluajtshme:

– 4 parcela “tokë arë” në Sauk, Tiranë, me sip.totale 14.600 m2

– 2 parcela “tokë arë” në Gjirin e Lalëzit, Durrës, me sip.totale 2250 m2

– 4 parcela “tokë arë” në Marikaj, Durrës, me sip.totale 4000 m2

– 2 apartamente në Tiranë, (në zonën e ish-“21 Dhjetorit” dhe rr.Muhamet Gjollesha”),

me sip.totale 165 m2

– 2 dyqane në zonën e Yzberishtit, Tiranë, me sip.totale 140 m2

Në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Fatmir Muçaj dhe familjarët e tij, Ervehe Muçaj dhe Liljana Thomai kanë në pronësi të tyre prona të paluajtshme, të cilat nuk i justifikojnë me të ardhura të ligjshme.

Prokuroria ka argumentuar se pasuritë e paluajtshme janë krijuar nga burime financare të paligjshme, të krijuara nga Fatmir Muçaj, gjatë aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve në mesin e viteve ’90.

Mucaj, lindur ne Berat dhe banues në Tirane është marrë me trafik të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe për këtë aktivitet ai është proceduar nga autoritetet gjyqësore zvicerane.

Gjatë gjykimit, Muçaj pretendoi se të ardhurat e tij ishin të ligjshme. Sipas tij, ai ka jetuar si emigrant në Greqi, ku ka pësuar një incident në sy, për të cilin është kompensuar me 30 milionë dhrahmi.

Ky dëmshpërblim mjekësor ka shërbyer si bazë fillestare financiare për krijimin e pasurive të paluajtshme ndër vite. Gjithashtu, ai ka pretenduar se ka marrë edhe disa kredi financiare, të cilat janë investuar në prona të paluajtshme. Por, nga hetimi rezultoi se Fatmir Muçaj nuk posedonte dokumentacionin për të vërtetuar pretendimet e tij.

SHPËRNDAJE