Ne foto: I dyti nga e djathta z.Muharrem Salihu president i AFEDS-it gjate nje samiti botëror ku u fol edhe për mundesite e  zhvillimit ekonomik të tre komunave shqiptare duke u nisur me projektin e  autostradës Medvegjë-Leskoc-Prishtinë-Durrës

 

Bruksel, 5 janar  -Zhvillimi i infrastrukturës është çelësi i zhvillimit ekonomik të tre komunave shqiptare: AFEDS prej vitesh ka zhvilluar dhe po zhvillon një fushatë intensive lobuese në qarqe diplomatike, ekonomike dhe politike për miratimin e projektit të autostradës Durrës-Prishtinë-Nish, me një segment të kalimit nga Medvegja. Medvegja duhet të përfshihet në projektin e autostradës rajonale Durrës-Prishtinë- Medvegjë-Leskoc. Autostrada nga Medvegja, mbetet prioritet i vitit 2019 ka thënë kështu në mediat shqiptare në Tiranë kryetari i i AFEDS-it, Muharrem Salihu.

Se po has në mbështetje të madhe ditë e sa vie projekti gjigant i Muharrem Salihut (nga AFEDS) për ndërtimin e autostradës Medvegjë, dëshmon jo vetëm nga përkrahja e pa rezervë nga Tirana e Prishtina, por ky projekt ky tashmë ka kaluar kufijtë e Ballkanit po gjen mbështetje edhe nga evropianet dhe  ndërkombëtarët, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Për këtë qëllim, AFEDS ka gjetur mbështetje të madhe te miq dhe dashamirës të shqiptarëve dhe te personalitete të ndryshme evropiane, që mbështesin financimin e projektit.

Nga gjitha këto takime dhe biseda me presidentin e forumit botëror Jean-Poaul Carteron si dhe autoritetet tjera,  ne fjalimin e tij para qindra pjesëmarrësve te Forumit ndërkombëtar Crans Montana Muharrem Salihu qe fokusuar ne zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës ne veçanti jetësimin e projektit të tij te autostradës Medvegjë-Durrës. Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” Projekti i Autostradës rajonale nga Medvegja-Leskoc-Prishtinë-Durrës tashme edhe në agjndat nderkombëtare.

Sipas Salihut nëse Marveshja me Serbinë arrihet përmes rivendosjes së re të kufirit, komuan e Medvegjës edhe me Kosovë do të mbetet vështirë e jetueshme pa rrugë. Pikëriht për këtë AFEDS apelon për një kujdes te posaçëm në detaje të «vogëla» të cilat më vonë jan jetike për jetët në Medvegjë.

Sipërmarrësi Muharrem Salihu, themelues i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi nga shumë takime e biseda me autoritete e ndryshme botërore, pjesëmarrëse të Forumit Ndërkombëtar në Gjenevë hasi në përkrahje të madhe mbi projektin e tij gjigant, të autostradës që lidh Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

“AFEDS në bashkëpunim me një studio të njohur ndërkombëtare ka realizuar një projekt të ri, për autostradën Durrës- Prishtinë-Nish, me segment kalimi nga komuna e Medvegjës . Menaxhimi i diversitetit etnik, nuk mund të mbetet në diskrecionin e shteteve , por duhet te shndërrohet në gjenerator të lirive t’plota si parakusht sigurie dhe kohezimi nderetnik!…” tha z.Salihu ne Crans Montana  duke folur për autostradën Medvegjë-Durrës.

SHPËRNDAJE