EKSKLUZIVE PËR “PRESHEVA JONË”: flet prof.dr. Shefqet Krasniqi, imam i Prishtinës. ” Koha ditore” ma e menqur se policia dhe kryeministri norvegjez si dhe gazetat tjera botërore (?!) e cila ja “qëlloi” si gjithnjë…se pas atentatit në Oslo qëndrojnë muslimanët dhe jo ky krishteri i tërbuar “…thotë Krasniqi.

Preshevë, 25 korrik / AIK-Presheva Jonë

 

Presheva jonë:  Përshëndetje , profesor Krasniqi. Pas një sër vizitash në perendim Zvicër, Gjermani etj..ku jeni  mirëpritur si nga mërgimtarët ashtu edhe mediat dhe autoritet e atjeshme vendorë…sot gjendeni në Preshevë. Qëllimi i kësaj vizite ?

 

Prof.dr.Shefqet KRASNIQI: Mirdita dhe selam aleykum edhe juve i nderuar gezetar,. Po , me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në vazhdën e aktiviteteve tona fetare me ftesë nga vëllezërver tonë nga shoqata Qytetare “Thirrja” do të mbajë në Preshevë  një tribune me temë: “Sfidat me të cilat ballafaqohen sot muslimanët”.  Aktivitetin tim të ligjëratave dhe organizimin e tribunave të ndryshme kohëve të fundit e kam përqëndruiar sidomos në perendim dhe tokat tona shqiptare të okupura ku rina, popuillata jonë atje ka nevojë më së shumti,s dimos në diapsorë dhe në këto mjedise për të njoftuar për rolin dhe të mirat e edukimit islam, roli i agjërimit dhe namazit, si ta ruajmë rinë tone nga dukuritë negative, në vecanti lufta kundër krimit të organizuar, paqja dhe afrimi i popujve dhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit ndërkombërtar në këtë botë të coroditur dhe natyrisht largimi i rinsië sonë nga punët dhe dukuritë e zeza, nga droga, alkooli, prostituconi..Sepse me ruajtjen e rinisë sonë nga këto dukuri, me një rini të pastër dhe moralshme padyshim do të kemi edhe një rini dhe shoqëri të shendoshë dhe më me perspektive.  

 

 

SERBIA E KA TREGUAR VETEN SE SA I “DONË” XHAMITË E KISHAT NË KOSOVË E CILA I KISHTE SHKATËRRUAR, I KISHTE SHTRIRË ATO PËR DHEU DHE LUGINA E PRESHEVËS DIHET KAH DUHET TË DREJTOHEN, PAS KIBLES , KAH PRISHTINA DHE  TIRANA !

   

Presheva jonë: Edhe në Luginën e Preshevës një cik komuniteti muslimanë duket si i hutuar, ku disa qarqe në emër të disa për fondacioneve të ndyrshme në Serbi, fusin përqarje dhe antenat e tyre janë të dretjaura ende kah Beogradi. Shkurt, imam Krasnqi , muslimanët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kah duhet shikuar kah  imamët e Beogradit apo të Prishtinës ?

 

Prof.dr.Shefqet KRASNIQI:  Gjitha xhamitë janë të Allahut (xh.h) por nëse ato veprojnë korrekt dhe pa hile ne duhet opërkrahur ato. Por , Serbia e ka dëshmuar “dashurinë dhe rrespektin” e saj ndaj xhamive, por edhe të kishave në Kosovë të cilat i shkatërroi pamëshirshëm në luftën e fundit në vendin tone. Prandaj, shikimi apo orientimi i muslimanëve të Luginës së Preshevës kah Prishtine apo Tirana është krejt  e logjikshme dhe natyrore jo pse gjoegrafikisht gjenden më afër keto dy qendra, por historia dhe kulura i lidhë me këtë popull të lashtë, keto vise si gjuha ashtu edhe traditat si dhe doket. Kjo është ngjajshme shikur serbët t’i pyetësh se kah duhet drejtuar kan Meka apo Moska dhe serbët nëse drejtohen kan Moska, kanë plotësisht arësyet e veta dhe ne nuk ja zëmë për të madhe aspak, sepse kanë lidhjet e veta të ngushta kombëtare dhe fetare, fundja ata janë vllezër, siq u dëshmuar edhe mbështetja e luftës së fundit në Kosovë, nga ana e rusëve në terrorin dhe gjenocid serbë kundër popullit tone. Serbia e ka treguar veten se sa i “donë” xhamitë dhe kishat në Kosovë e cila i kishte shkatërruar, i kishte shtrirë për dheu. prandaj, edhe Lugina  e Preshvës dihet kah duhet të orientohet, kah të drejtohet..Pas Kibles, ata duhet të drejtohen kah Prishtina dhe Tirana !

 

 

Presheva jonë: Pas një kongresi të muslimanëve në Bien të Zvicrës ku fjalimi i juaj u mirprit dhe apti jehonë në emdiat vendorfe dhe të huaja përkundër disa mediave serbe dhe albonofone për nxitje për arrestimin  ejuaj, megjithatë zvicra nujk e bërë nj¨èe gjë të tillë. Si e shpjegoni ju ketë professor Krasniqi?

 

Prof.dr.Shefqet KRASNIQI: (ha, ha, ha..qeshet në zë imami, shën.ynë). po si me e spejegruar o gaezatar, pos asaj se Zvicra është shtet demokratike dhe lridashëse, i cili vend rrespekton shprehjen e lirë. Zvicra nuk është Rusi as Serbi ku për një fjalë goje qoftë drejtë apo lapsus të arrestohet njeriu. Sikur të ishte ashtu sot gjysma e kësaj dynjaje, bile edhe gjithë Serbia duhet futur në burgje, kur dihet se cfarë kanë folur dhe ende flasin për shqiptarët apo popujt tjerë njëri kundër tjetrit. Vetëm në kohën e Serbisë komuniste nuk guxohej të shahej apo fyehej Tita apo Miloshevici sepse të futeshin n’flladë dhe nuk e pashe dritën më. Sot, në botën demkratike shahen e fyen jo vetëm personalitetet, por edhe pengamerët dhe profeti ynë me akuza apo siq ishte  karikatura rreth tij dhe askush nuk merr masa ndaj tyre. Dhe taman edhe Zvicra si shtet më demokratik dhe shembull i tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare në botë apo Gjermania …të mereshin me thashethemet e disa mediave apo deizinformata të disa gazetarëve të paguara nga qarqe të ndryshme antikombëtare e antifetare në Kosovë vetëm e vetëm për ta futur vendin tone në corrsokak dhe per të nxitur luftë civile dhe vllavarsje mes nesh. Por, besoj se populli ynë është i vetdijshëm dhe i ka kuptuar keto parapaskena, përcka ne duhet të jemi të menqur të përballmi dhe t’i tejkalojmë këto sfida gjithnjë në rrugën e Allahur (xh.h) i qofshim falë atij duke zgjedhur rrugën e dialogut dhe durimit.

 

 

Presheva jonë: Z.Krasiniqi, ketyre ditëve sërish mediqat meern me emrin tuaj, pas një kallëzimi penal inicuar ndaj jush nga një gjykatë në Prishtinë. Cfarë don të thotë kjo për ju dhe a është e vërtetë se ju “Kohën Ditore” e keni quajtur si gazete të poshtër ?

 

Prof.dr.Shefqet KRASNIQI: Unë deri tash cfarë kam thënë në tribuna apo ligjëratat e mia në xhamia apo amifeteatro, qoftë në perendim  apo edhe në ligjëratat e mija të rregullta në Radio Pendimin unë nuk i bie pishman dhe nuk tërhiqem nga pohimet apo prononcimet e mia, unë nuk i gjunjëzohem askujt përveq të madhit Allah (xh.h.). Po, “Kohën Ditore “ e kam quajtur si një gazete të poshtër dhe të dyshimitë për nxitje fatear edhe kombëatre. Them kështu sespe  një medium, pra një gazete edhe cila merret me thashetheme, dezinformata apo spekulime padyshim jo vetëm unë, por gjithkush do ta quante atë si një gazetë të poshtër dhe spekulative. Tash me rastin e aktit kriminal dhe terrorist në Oslo u pa qartë fytry dhe profesionalizmi i kësaj gaezte, cka edhe pse kryemisnitri norvegjez vazhdimisht dilte në ekranet televiziv duke apleuar tek mediat që t’mos nguten dhe t’mos skpkulopjnë, të presin me informacionet zyrtare disa gazeta nga Moska, Beogradi e deri në Prishtinë fatkqësisht filluan të spekulojnë se ai ishte një akt i bërë nga “kriminlët apo terroristët islamistë” ?! Dhe pas daljes në shesh të së vërtetës, se paska aktit terrositë qëndron një krishterë i tërbuar dhe u dëshmua se kush na qenka i poshtër kryeministri i norvegjezë apo “Koha ditore”…Megjithatë unë po them sërish shyqyr n’Zotin që kemi mediume apo gazeta të pakta në Kosovë që meren me spekulime dhe dezinofmara, ndryshe ruan zot cfarë do të kishte ndodhur me vendin tone. Sa i përket kallëziomit penal të një gjykata në Prishtinë duhet edhe ketu kush qëndron prapa. Kjo i ngjan shkrimeve nxitëse dhe ndërsyese të disa gazetave që shrkuan para se të shkoja në Zvicër për të marrur pjesë ë Kongresin e  muslimanëve botëror në Bienë, ku u kerkua të arrestohem nga autoritet zvicerane, thuajse Zvicra nuk e spak ditur se cka apsur thëëimai i Prishtinës për Terezen?!.  Por, pasi kishim një mikriptje të mire sio nga autoritet ashut edhe nga mediat zvicerane u dëshmua qartë se ato shkrime mbetën vetëm fjalë në letër dhe spekulime me qëllime të caktuara. Mendoj se edhe gjyktatat tona nuk do të bien nën dnikimin e  ketyre thash e themeve dhe spekulimeve të qarqeve të ndyrshme të cilat duke duke ngulfatur shprehjen e lirë të garantuar nga OKB dhe konvetat tjera ndërkombëatre, ngrisin procese të montuara apo kallëzime penale vetëm e vetëm për të futur nxitje dhe urrejtje mes nesh, mes shqiptareve të cilët jemi të një gjaku dhe të një gjuhe.  Thuajse Amerika nuk po e dine se Kosova është banuar me muslimanë. Madje vetë SHBA-të , persnalitet e këtij vendi demokratik si Ollbrajt ashtu edhe Hillary Clinton, bile edhe Georg Bush disa herë herë janë deklaruar dhe i kanë bërë me dije botës arabe se amerikanët kane intervenuar në Kosovë me qëllim të mbrojjtje së popullit lidashës shqiptarë muslimanë nga krimet dhe gjeonocidi serbë, nga spastrimet dhe masakrat serbe. Dhe tash “Koha ditore” qohet e ja përkujton ameriknaëve me hi n’hatër, , thuajse nuk e paskan ditur, se shqiptarët shumicë muslimane duan xhami, kjo nuk ka si të kuptohet pos si një hipkorkizi dhe puthadorë dhe abuzim me misonin mjaft të qmueshëm të profesionit të gazetarisë.

SHPËRNDAJE