24 vite më parë filloi gjithçka. Nisi rruga për informimin e drejtë, të paanshëm, një rrugë përplot me sfida, një gazetë kombëtare që arriti t’i mbijetonte të gjitha vështirësive, plot 24 vite, për të vazhduar ende, pavarësisht pengesave në rrugën e saj.

Dhe po vazhdon ende, të jetë besnike ndaj lexuesve të saj, duke u ofruar atyre informim të shpejtë e të drejtë, atyre të cilët për gjatë tërë këtyre vite ishin me të, nuk e braktisën dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë asaj.

Për rolin e gazetës kombëtare “Bota sot” në informimin e drejtë dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare përgjatë këtyre 24 viteve, profesori universitar,  ka thënë se kjo gazeta është ndër gazetat e para në Kosovën e pushtuar nga dhunuesit serbë, e cila ka themelues Xhevdet Mazrekaj, një nga figurat më të shquara të diasporës shqiptare.

Bytyçi: “Bota sot” është gazeta më e madhe dhe më e përhapur në hapësirën shqiptare

“Gazeta “Bota sot” është ndër gazetat e para në Kosovën e pushtuar nga dhunuesit serbë të Beogradit. Ajo u krijua në fund të qershorit të vitit 1995. Themelues dhe editor i kësaj gazete është i nderuari Xhevdet Mazrekaj, një nga figurat më të shquara të diasporës shqiptare, dëshmitar dhe kontribuues i një epoke të lavdishme të Kosovës e për Kosovën. “Bota sot” është gazeta e parë në gjuhën shqipe në diasporën shqiptare. Qendra e saj gjendet në zemrën e kësaj diaspore, në Zyrih të Zvicrës. Është gazeta më e madhe dhe më e përhapur në hapësirën shqiptare. Tregu i saj ka qenë dhe mbetet aty ku jetojnë e marrin frymë shqiptarët”, është shprehur ai.

Ai e quan fat dhe nder mundësinë që të bashkëpunojë me gazetën “Bota sot” që prej numrave të parë, derisa thotë se pa të, shqiptarë në përgjithësi dhe ata në diasporë në veçanti do të ishin në terr informativ.

“Pa gazetën “Bota sot” shqiptarët do të ishin në një terr informimi”

“Bota sot është me orientim editorial të caktuar, të definuar, të palëvizshëm, solid dhe të lexueshëm e të kuptueshëm për lexuesit e saj të shumtë. Kam pasur fatin dhe nderin të jem bashkudhëtar i kësaj gazete si kolumnist e opinionist që prej numrave të saj të parë. Në vitet 2005 – 2009 kam punuar në këtë gazetë dhe gjatë gjithë kohës kam ndjerë frymën nacionale të saj, frymën realiste dhe etjen për shkuar tek e vërteta. Pa gazetën “Bota sot” shqiptarët në përgjithësi dhe ata në diasporë në veçanti, do të ishin në një terr informimi dhe nuk do të kishin mundur të orientoheshin aq denjësisht në ngjarjet historike të Kosovës dhe shqiptarëve, sidomos në pesë vitet e fundit të shekullit të kaluar. Pa gazetën “Bota sot” dhe kontributin e saj informativ dhe të edukimit patriotik nuk do të kishim një diasporë, të cilën e kishte zili edhe armiku më i madh i shqiptarëve, Sllobodan Milosheviç. Pa gazetën “Bota sot” enveristo-stalinistët shqiptarë do ta kishin pushtuar jetën politike e shoqërore të Kosovës dhe do të na kishin shitur edhe atdheun!” ka vlerësuar profesori.

Sipas tij, kjo gazetë ka qenë e hapur për të gjithë ata që kanë dashur të shprehin pikëpamjet e tyre, pavarësisht përkatësive politike, duke u bërë kështu model i gazetarisë në gjuhën shqipe.

“Ndonëse kjo gazetë ka qenë dhe mbetet e orientuar si një zë i qendrës së djathtë dhe përkrahëse e pakursyer e Partisë Demokratike të Sali Berishës në Shqipëri dhe Lidhjes Demokratike të Ibrahim Rugovës në Kosovë, ajo qëndroi e hapur për të gjithë ata që kanë dashur dhe duan të shprehin pikëpamjet, mendimet, opinionet dhe dëshirat e tyre, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive politike. Në këtë kuptim, gazeta “bota sot” ishte dhe mbetet një model i gazetarisë në gjuhën shqipe”, është shprehur më tej Bytyçi.

Profesori e vlerëson gazetën “Bota sot” se shkollë të mendimit të lirë të shoqërisë shqiptare, por për këtë ajo nuk u pranua, u penalizua dhe kërcënua , ku dhe iu vranë gazetarët Xhejmal Mustafa, Bardhyl Ajeti e Bekim Kastrati në mbrojtje të lirisë e të vërtetës.

“Xhejmal Mustafa, Bardhyl Ajeti e Bekim Kastrati u vranë në mbrojtje të lirisë”

“”Bota sot” është shkollë e mendimit të lirë liberal të shoqërisë shqiptare. Gazetaria e saj, redaksia, stafi, gazetarët u bënë interpretë të ideve të lirisë së shprehjes. Kjo e penalizoi këtë gazetë. Falangat që e urrejnë lirinë në Kosovë, përfaqësuar nga grupe ekstremiste majtiste, enveristo-staliniste si dhe nga grupe e klane mafioze e politike, nuk e pranuan kurrë ekzistencën dhe lirinë e mendimit që shpreh kjo gazetë. Ndaj dhe gazeta është penalizuar e kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë gazetarë të saj me emër të madh si Xhejmal Mustafa, Bardhyl Ajeti e Bekim Kastrati u vranë në mbrojtje të lirisë e të së vërtetës. Fatkeqësisht ata u vranë nga dora e shqiptarëve me porosi të serbëve, e për pasojë kjo dorë vrastare nuk është zbuluar ende. Zbardhja e këtyre ngjarjeve të kobshme është dhe mbetet mision i gazetës “Bota sot”, e cila meriton solidaritetin e të gjithë mediave shqipe”, ka thënë për gazetën “Bota sot” Enver Bytyçi.

Ai thotë se sakrificat e kësaj gazete për lirinë e Kosovës janë unikale, pasi asnjë gazetë shqiptare as evropiane nuk ka dhënë tre dëshmorë të skalitur në një periudhë të shkurtër kohore.

“Sakrificat e gazetës “Bota sot” për lirinë e Kosovës janë unikale. Asnjë gazetë europiane dhe shqiptare nuk ka dhënë tre dëshmorë të skalitur në mendimin dhe memorien e kombit, në një periudhë kohere të harkut prej pesë vitesh (2000 – 2005) e në kohë “paqeje”, si gazeta “Bota sot”. Por jo vetëm kaq. Asnjë gazetë nuk është dhunuar, mbyllur dhe ndëshkuar nga intrigat e njerëzve me pushtet si gazeta “Bota sot””, ka vlerësuar Bytyçi.

Profesori thotë se pas ngjarjeve të viteve të luftës dhe ndërhyrjes së NATO-s, Bota sot” mori dimensione të reja të pakonkurrueshme prej asnjë prej gazetave në gjuhën shqipe kudo në botë, duke u bërë ushqimi kryesor i informimit sidomos për shqiptarët në diasporë.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngjarjet e viteve të luftës, zhvillimet në diplomacinë ndërkombëtare dhe veçanërisht ndërhyrja e NATO-s në Kosovë i dhanë gazetës “Bota sot” dimensione të reja të pakonkurrueshme prej asnjë prej gazetave në gjuhën shqipe kudo në botë. Si e tillë ajo u bë sidomos për shqiptarët në diasporë ushqimi kryesor i informimit, pa të cilën nuk kishte kuptim asgjë. Kioskat e shitjeve të gazetave në të gjitha vendet europiane si dhe në SHBA, Kanada, Australi e deri në Argjentinën e largët u furnizuan krahas dhjetëra titujve të tjerë të shtypit, edhe me logon e gazetës “Bota sot””, është shprehur profesor Bytyçi.

Perkunder denimeve, perkunder sulmeve “Bota Sot” ju pergjigj krimit te organizuar shpejte si rrufeja!.. “Grupimet e ndryshme të së majtës ekstreme, dhe grupime kriminale janë përpjekur ta etiketojnë si një gazetë antikombëtare”

Kontributin e saj e quan të pazëvendësueshëm, që grupimet e ndryshme të së majtës ekstreme, përfshirë dhe grupime kriminale të caktuar janë përpjekur ta etiketojnë si një gazetë antikombëtare, por që gazeta “Bota sot” qëndroi fort në themelet e kombit shqiptar dhe punoi pa pushim për interesat e tij.

“Kontributi dhe karakteri i kësaj gazete në çdo kohë në interes të kombit shqiptar e para së gjithash të Kosovës ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm, sidomos në momentet më kulmore historike të Kosovës e të kombit shqiptar. Ajo është ndër të paktat gazeta që ka folur e shkruar shqip orientuar nga e djathta, idetë nacionale të së cilës janë ide të pastra kombëtare në shërbim të kombit shqiptar. Pikërisht për këtë fakt grupimet e ndryshme të së majtës ekstreme, përfshirë dhe grupime kriminale të caktuara, janë përpjekur ta etiketojnë si një gazetë antikombëtare. Por kjo ka shërbyer thjesht për të motivuar dhunën e terrorin e paparë kundër kësaj gazete dhe stafit të saj. E vërteta është se në përmbajtje e në formë, në ide e në mesazhe gazeta “Bota sot” qëndroi fort në themelet e kombit shqiptar dhe punoi pa pushim për interesat e tij”, ka përfunduar Enver Bytyçi.

   *          *        * 

“Presheva Jonë”:  Mbi 300 personalitete kombëtare dhe nderkombëtare folen për “Bota sot” realizuar nga gazetari nderkombetar Nefail Maliqi mes viteve 1995-2010

Per fund do theksuar se satfi i “Bota sot”  sot pas 24 vitesh flet me krenari me nje bilanc te pasur informative, ndryshe nuk dote behej lidere mediale ne ballkan. Para dy deceniesh kur ne “Bota sot” punonte  gazetari i njohur Nefail Maliqi, si redaktor per maredhënie nderkombëtare kjo gazete kishte arritur ne 100.000 eksemplare?! qe kurre ska ndodhur nje rekord i tille ne  gazetarine shqiptare!  Do perkujtuar se ne ato vite Nefail Maliqi kishte  zhvilluar mbi 300 intervista me personalitetet me te njohura kombetare dhe nderkombëtare qe i kon tribuan procesbe dmekrtike deri tek pamavresia e Kosovës..personalitete keto nga politika, diplomacia, kultura dhe sporti mund të veçojmë intervistat dhe takimet me Hillary Clinton, Ban Ki-Moon, shefin e ri te OKB-së Antonio Guterres,

Ibrahim Rugova, Adols Ogin, Havier Solana, Lordi Robertson, Jamie Sheva (NATO), Richard Goldston, Wiliam Wolker, Christopher Hill, Bujar Nishani, Sali Berisha, Jozefina Topallin, Ismajl Kadare, Wesli Clark, Richard Hollbruk, José Manuel Barroso, presidente te Zvicres: Micheline Calmy-Rey, Ueli Maurer, Doris Leuthard, Didier Bulkhalter,  ministri zviceran Ignazio Cassis, pastaj me kryministrin Ramush Haradinaj, Hashim Thacin, Ali Ahmeti, akademik Idriz Ajeti, Jim Xhema, Rexhep Qosjen, Adem Demacin, Carla del Ponte, Kofi Annan, Gulio Andreoti, Ronald K. Noble (shef i Interpolit) Kenan Evren, Angelina Jolie, Michel Platini, Blater, Sofia Loren, Pele, Zenedin Zidan, John Voght, Angelina Jolie etj.. etj. Perkunder vrasjeve, kercnimeve, sulemeve, denimeve nga qarqet sllave dhe ato antishitare, “Bota Sot” jho vetme se qendroli ne kembe po eci përpara guximshem duke ju pergjigj krimit te organizuar shpejte si rrufeja!..

SHPËRNDAJE