Kombëtarja kuqezi mbërriti në orët e pasdites së të hënës në Zvicër ku në aeroport e pritën dhjetra tifozë kuqezinj që paralajmëruan një atmosferë të ngrohtë, jo vetëm në hotelin e akomoduar, por edhe gjatë ndeshjes së të martës në “Suissport Arena” të Luzernit.Gazetari i SuperSport, Alban Xhihani ndodhet në Luzern ku për herë të parë në historinë e televizioneve shqiptare, Digitalb do të sjellë një ndjekje nga afër të kombëtares, një ditë para ndeshjes. Nëpërmjet një studioje të improvizuar në hotelin ku është akomoduar kombëtarja, Digitalb ofron një emision special me zhvillimet më të fundit nga kampi kuqezi.Ndërkohë, sa i përket formacionit Shqipëria pritet të futet në lojë me skemën 4-5-1, ku i vetëm në sulm me shumë gjasa do të jetë Bogdani. Ndërsa nga kampi kundërshtar, mediat zvicerane kanë ngritur pikëpyetjet nëse 5 lojtarët me origjinë shqiptare do të japin maksimumin në fushë apo jo.

Nga ana tjetër, tifozët kuqezinj paralajmërojnë prani të madhe në stadium. 5 mijë janë biletat e ndara nga zviceranët për tifozerinë shqiptare.

SHPËRNDAJE