Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik parlamentar në Kosovë, që ka mbështetur Deklaratën Politike, të miratuar nga 66 këshilltarët shqiptarë nga të tria komunat e Luginës së Preshevës, përmes së cilës konfi rmohet vullneti politik i shqiptarëve të kësaj lugine për t’u bashkuar me Kosovën.

Partitë tjera parlamentare në Kosovë, të kontaktuara nga “Zëri”, janë shprehur të rezervuara ndaj deklaratës politike të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së e AAK-së thonë se i kuptojnë kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shkaku i diskriminimit, por sipas tyre, lëvizja e kufijve nuk është zgjidhje.

Ndonëse nuk e përkrahin vullnetin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin e tyre me Kosovën, ata janë pro një bashkëpunimi më të thellë ndërmjet përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës me institucionet e Kosovës.(Zëri)

SHPËRNDAJE