largea_mbyllen1407252274Drejtoria e Inspektoratit e Komunës e Prishtinës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Policinë e Kosovës ka nisur aksionin për kontrollimin e objekteve që e ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit.
Pas kontrollit, me datë 31 korrik 2014, katër objekteve u është vënë shiriti (bllomba), ndërsa në një aksion të datës 1gusht 2014 janë mbyllur përkohësisht edhe pesë lokale që e ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, pasi që, pas kontrollit kanë rezultuar se bien ndesh me ligjin për lojërat e fatit, , njofton kumtesa komunale.

Në vazhdën e këtij aksioni, me datë 4 gusht 2014, Drejtoria e Inspektoratit në koordinim me ATK dhe Policinë e Kosovës ka mbyllur përkohësisht edhe dy objekte të tjera si dhe ka mbikëqyrur aktivitetin e objekteve që u është ndaluar veprimtaria më parë në mungesë të dokumentacionit përkatës, me ç’rast është konstatuar se një prej pronarëve nuk e ka respektuar urdhëresën e ndalesës.

Ndaj të njëjtit është iniciuar procedura e mëtutjeshme, konform dispozitave ligjore.

Përmes kumtesës Komuna e Prishtinës njofton se aksione të tilla do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, ndërsa subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari i fton të aplikojnë për t’u pajisur me dokumentacionin përkatës, në përputhje me ligjin në fuqi.

SHPËRNDAJE