Burimet e agjencisë informative « Presheva Jonë » mësojnë se, policat e sigurimit kufitar me të cilat do të pajisen qytetarët e Serbisë në rast se hyjnë në territorin e Kosovës do të kenë periudhë vlefshmërie jo më pak se 15 ditë, për arsye të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të Luginës së Preshevës.

Prishtinë, 24 dhjetor/AIK-Presheva Jonë

Qeveria e Kosovës nga data 26 dhjetor do Të nisë me  aplikimin e masave të reciprocitetit për policat kufitare me Serbinë. Policat e sigurimit kufitar me të cilat do të pajisen qytetarët e Serbisë për në territorin e Kosovës, do të jenë të vlefshmërie më shumë se 15 ditë. Këshilli Administrativ i Byrosë Kosovare të Sigurimit përmes një komunikate për media ka bnjohutura  se në konsultim me Qeverinë e Kosovës ka kërkuar nga Banka Qendrore e Kosovës miratimin e tarifave te policave kufitare me Serbinë, të cilat do të jenë me çmim reciprok me ato të Serbisë. Ndërkohë që nuk jepen hollësi nëse vendimi do të zbatohet në të gjitha pikat e kalimeve kufitare, autoritetet e Beogradit kanë vendosur që këto masa të vendosen në pikëkalimet kufitare në Merdare dhe Konçul.

 

Prishtina lehtëson hyrjen e qytetarëve nga Lugina e Preshevës në Kosovë

 

Burimet e agjencisë informative « Presheva Jonë » mësojnë se, policat e sigurimit kufitar me të cilat do të pajisen qytetarët e Serbisë në rast se hyjnë në territorin e Kosovës do të kenë periudhë vlefshmërie jo më pak se 15 ditë, për arsye të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa periudha e vlefshmërisë së policave të sigurimit kufitar për qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë do të jetë së paku një muaj.

Automjetet që hyjnë në Kosovë për 15 ditë do të paguajnë policë kufitare 60 euro, kamionët 145, minibusët 120, automjetet speciale 35 euro, automjetet tërheqëse 15 euro, motoçikletat 15 euro, rimorkio 15 euro dhe automjetet e punës 50 euro. Ndërsa nëse paguhen për një vit për automjete shuma është 603 euro, ndërsa për kamionë dhe autobusë 1650 euro.

SHPËRNDAJE