Shkruan: Refik HASANI

Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e z.Ramush Haradinaj, ka emëruar 50 zëvendësministra pritet të  shkoj ky numër deri në 70 zëvendësministra. Në anën tjetër asnjë prej tyre nuk është nga Krahina e Preshevës apo Malit të Zi, kurse  ende zyra  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë nuk është hapur në kuadër të zyrës së Kryeministrisë. Në  Qeverin e Kosovës  nuk asnjë përfaqësim të emëruar në pozita të resorëve të Ministrive apo zëvendës të tyre e që vijn nga Krahina e Preshevës apo Malit të Zi, kurse në Qeverin e Shqipërisë kemi katër zëvendësministra që jan shtetas të Kosovës.   

 

Legjislatura e gjashtë e dalur nga zgjedhjet e   dt.11 qershorit 2017, përkatësisht Qeveria e Haradinaj, perveçë tjerash duhet që edhe  të shpreh, mbroj dhe përfaqësojë në radhë të parë kategorin e banorëve të ardhur, shpërngulur dhe të dëbuar shqiptarë që janë jashta trojeve të tyre nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që jan në Kosovë. Në  Qeverin e Kosovës  nuk asnjë përfaqësim të emëruar në pozita të resorëve të Ministrive apo zëvendës të tyre e që vijn nga Krahina e Preshevës apo Malit të Zi.

Por edhe  do të ngrisë zërin për të drejtat dhe lirit themelore, individuale dhe kolektive të popullsisë shqiptare që kan mbetur në Komunën e Medvegjës, Bujanocit, Preshevës dhe pjesë tjera të hapsirës së Republikës së Serbisë  dhe ish-ngrehinës së quajtur Jugosllavi, si dhe interesat e saj të ligjshme për integrim. Për të njoftuar, sensibilizuar dhe alarmuar në qarqet diplomatike të akredituara në Prishtinë për këtë krahinë të diskriminuar

Respektimi i  Rezolutës  me nr.04-R-011, 06.06.2013, që asnjë pikë nuk është realizuar edhe pas këtyre viteve.

Pregaditja për bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit nga  parlamenti dhe Qeveria  e Kosovës ligjin, duhet të hiqen pengesat dhe barrierat për t’u pajisur me nënshtetësi të Kosovës  për shqipatarët e kësaj Krahine

                             

Është dashur  të vlen dhe të aplikohet që në fillim dhe për mësimin mbi: Reciprocitetin dhe paralelizmi në mesë të drejtave të Serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Serbi.

Janë edhe shumë arsye dhe argumente, pra kemi 1001 arsye  që  shqiptarët të përfaqësohen  duke emëruar në pozita të resorëve të Ministrive apo zëvendës të tyre e që vijn nga Krahina e Preshevës  dhe  Malit të Zi.

Është domodoshmëri e kohës të  formohet një komision mikst nga Beogradi, faktori ndërkombëtarë  dhe Prishtina. Përbërja e komisionit nga Beogradi duhet të ketë edhe shqiptarë  etnik nga Presheva, Bujanoci apo Medvegja. Gjithnjë do të duhej frymuar Prishtina e Tirana zyrtare të jen edhe zëri, interesi dhe përfaqësimi  i të gjitha trojeve shqiptare.

 

SHPËRNDAJE