Albanologu “shqiptar” nga Ulqini, Kapllan Burovic në një intervistë për mediat ruse (Sputnjik)  ka folur jo vetem per prejardhjen e shqiptarëve por edhe të heroti kombëtar te shiptareve -Skenderbeut.

Nje akademik qe as vete nuk dine se cka eshte shqiptar, serbe apo melez nuk ndalet me deklaratat e tija “shkencore” dhe “historike” qe duken më shume histerike qe sipas tij “shqiptaret nuk jane autokton, por te ardhur ne ballkan..”, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Albanologu dhe ballkanologu, mohon pretendimet e shqiptarëve se janë populli më i vjetër dhe se kanë origjinë Ilire.

Ajo që e bënë të veçantë këtë intervistë, është fakti se ai bie ne kundershtim edhe me akademiket dhe historianët “pure” serb sa i përket origjinës se shqiptarëve te cilet e pranojne realiteti se shqiptaret ne ne Shqiperi, Kosove dhe Ballkan jane autokton, mjafton ketu të përemendim deklaratat e akademikut te njohur serb prof.dr. Rade Mihaljcic i cili ne librin shkollor të historisë për klasat e gjashta i shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd shkruan: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja. Pra shqiptaret jane autokton, kurse serbet e ardhur” (“Albanci su starosedeoci a Srbi dosljaci na Balkan!”), transmeton “Presheva jonë”.

Albanologu dhe ballkanologu, mohon pretendimet e shqiptarëve se janë populli më i vjetër dhe se kanë origjinë Ilire.. Por kjo çfarë thotë ai nuk duhet t’i habitë shumë shqiptarët, pasi ai së fundi vetën e tij më nuk e konsideron shqiptar, por serb.

Akademiku, Kaplan Burovic, i lindur në Ulqin, i cili për dekada të tëra jeton në Gjenevë të Zvicrës, ne Sputnjik ka folur për historinë e Ballkanit dhe në veçanti asaj të shqiptarëve dhe të Kosovës.

Anëtar nderi i Akademisë së Shkencave, akademiku Kaplan Burovic, albanolog me famë botërore, autor i 103 librave, si dhe poema e famshme “Tradhtia” dhe”Bojana”, për të cilën ai u arrestua më 4 mars, 1959 që për shkak të pikëpamjeve të tyre rreth 43 vjet ai kaloi në burgjet shqiptare.

I pyetur se cfare mendon  Skënderbeun? Kaplan Burovic ne vazhdim pohon duke “zbuluar” se heroi yne kombëtar qenka serb ?!

“Nëntoka shqiptare flet greqisht, latinisht dhe serbisht, por jo shqip. Kjo është arsyeja pse ata shtremberojne historinë dhe kulturën e një tjetri. Dhe Skdeneebu qe shiptaret thirren si heroi yne kombëtar,  ne fakt Skënderbeu nuk është shqiptar, por serb. Dhe poeti kombëtar Naim Frashëri nuk është shqiptar. I pari është një serb, tjetri është Vlleh. Ata do të donte për të miratuar dhe për të luftuar në Kosovë dhe Milosh Obiliqit, përfshirë Stefan Nemanja, duke pretenduar që të mos e dinë se ata janë nën komandën e Ljalja Shahin tyre marshuan nën flamurin turk, jo vetëm përmes Fushë Kosovës dhe Gazimestan, por edhe nëpër lumin Drina në Bosnjë. Sterio Spase ihste maqedonas, i cili i kontribuoi shumë në kulturën shqiptare, tha se shqiptarët pretendojnë të jenë në të gjithë vendet ku lundron feudalët e tyre. Serbo-malazezët hodhën themelet e shkrimit dhe gjuhës shqipe..” ka thënë Kaplan Burovic për Sputnjik trasmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

SHPËRNDAJE