saudi-woman-driving

Një princ miliarder saudit ka kërkuar fund “urgjent” të ndalimit që Arabia Saudite e ka vendosur për të drejtën e grave që t’i japin veturës.

 

Princi Alwaleed Talal ka thënë se ndryshimi i këtij ligji është çështje që ka të bëjë me të drejtat e grave dhe një nevojshmëri ekonomike.

 

“Ndaloni debatin: është koha që gratë të vozisin”, ka shkruar në Twiter

Alwaleed është një nga anëtarët që më se shpeshti bën deklarime të tilla nga familja mbretërore saudite. Ai nuk ka ndonjë post politik, por e udhëheqë një kompani saudite që përfshinë edhe interese ekonomike perëndimore si banka amerikane, “Citigroup” dhe parkun e argëtimit të “Disney”.

 

Ai që një kohë të gjatë konsiderohet si një avokat i të drejtave të grave në mbretërinë islamike, vend ky që ka disa prej ligjeve më strikte në raport me gratë.

 

Pas cicërimës në “Twitter”, princi saudit e ka publikuar edhe një deklaratë të gjatë përmes së cilës e sqaron argumenton në të mirë të qëndrimit të tij.

 

Ai ka thënë se mos lejimi i grave t’i japin makinave po shton koston e jetesës për familjet saudite pasi shumë prej tyre duhet të angazhojnë shoferë që janë qytetarë të huaj.

 

Në muajin prill, princi që është zëvendësi i kurorës mbretërore, Mohammad bin Salman, ka thënë se ndryshimi i këtij ligji nuk mund të bëhet me forcë dhe se kjo “i takon shoqërisë saudite”.

 

 

SHPËRNDAJE