Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë viiztës një ditëshe në Zvicër sot ka takuar në Bernë homologen tij znj.Micheline Clamy-Rey, njëherit presidente  e Konfederatës  helvetike. Siç bën të ditur agjencia informative „Presheva Jonë“ diplomatet e dy vendeve nënshkruajtën një marrëveshje rrugore në mes Bernës dhe Prishtinës. Pas takimit mes Calmy-Rey-Hoxhaj, mediave zvicerane dhe shqiptare  qe te dy ju drejtuan përfaqësuesve të mediave zvicerane dhe shqiptare qe kishin ardhur te njdekin kete takim me rendesi per vendin tonë.

Fillimisht fjalën e mori nikocirja Calmy-Rey e cila duke bërë fjalë dhe qëllimin e ketij takimi me ministrin kosovar rreth nënshrkimit të marrëveshjes dhe bashkëpunimit në fushën e sitemit  rrugor mes dy vendeve, ajo shpjegoi për rolin dhe angazhimin e Zvicrës keto vitet e fundit që kur Kosova ishte nën okupimin serbe deri në clirimin e saj. „Siq dihet qeveria jonë dhe populli zivceran vazhdimisht ka qenë e angazhuar ne Kosovë para lufte, përmes ndihmave humanitare, strehimit të refugjatëve e deri tek dërgimi i trupave të Swisscoy në rajon si dhe njohjen e shtetit të Kosovës më 28 mars 2008 nga ana e Bernës, ku pastaj vazhdoio bashkëpumnimi ynë bileteral si dy shtet me hapjen e ambasdades zvicerane në Prishtinë..“, nofton agjencia „Presheva Jonë“
 
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme z.Enver Hoxhaj duke flanderuar persidenten dhe diplomate zvicernae për mikërpritje ai shprehu mirnjohje fillimisht për mbërshtetjen e shtetit dhe popillit zviceran në kohart më të vështira kur vendi ynë po ballafaqohej. „Ky angazhim i Zvicres dhe personalisht i znj.Calmy-Rey bëri që sot vendi ynë të jetojnë në liri dhe paqe ku Zvicren vazhdimisht e marrim si mërsim dhe shembull për ndëtimin e insitucioneve dhe demokracinë në vendin tonë…“ tha Hoxhaj.

Sikur diplomatja helevetike Calmy-Rey ashtu edhe ai Kosovar Hoxhaj duke bërë fjalë rreth zhvillimev të fundit në Veri të Kosovës ishin të një mednimi se „duhet dhënë përparërsi dialogut për zgjidhjen e problemeve, integrimit të qytetarëve serbë në shtetin e  Kosovës aty ku edhe kanë perspektivën..“  Cdo alternativë tjetër,  përpos dialogut nuk ka zgjidhje tjeter dhe as as që përkrah qeveria zvicerane funskionimin e strukturave paralele në Veri, tha znj.Calmy-Rey. Prandaj sipas, presidentes zvicerane, qytetarët e Kosovës si në Mitorvicë ashtu edhe në mbarë territorin e Kosovës bashkë me insitucionet vendore dhe komunitetin ndërkombëatr duhet krijuar kushte për vazhdimi  e dialogut mes Prishtnës dhe Beogradit

Nga shumë gazetare, pyetja e pare doli nga Agjencia informative „Presheva Jone“ me pyetjen  rreth  propozimit të kësaj agjencie që në të ardhmen emrin e diplomates dhe mikeshes se Kosoves dhe shqipatreve   „Calmy-Rey“ të mbaj nje shesh apo rruge ne Kosovë, presidentja e Zvicer duke falnderuar agjencine „Presheva Jonë” për këtë gjest, ajo theksoi se „jam mirnjohëse per kete vlerësim dhe propozim nga ana e agjencisë „Presheva Jonë“ rreth emrin tim i cili sigurisht ndërlidhet me të kaluarën e të tashmen e Kosovës , sepse edhe ne si qeveri dhe popull zviceran, paralel me vendet mike dhe aleate bëmë dhe u angazhuam maksimalisht që në Kosovë,  në atë pjesë të evropës të mbretëroj poqja, liria dhe demokracia për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës…Dhe këte i arritëm fale politikes se urtë të Ibrahir Rugoves, të cilin e kam takuar disa herë në Prishtinë e Bernë, si dhe angazhimit të inistucioneve te Kosoves dhe nderkombetarëve…“ Ndërsa, ministri kosovar Hoxhaj duke folur për propozimin e “Presheva Jonë” theksoi se “propozimi i agjencisë  është i qëlluar dhe ne e mbështesim atë dhe emri i znj.Calmy-Rey gjithmonë do te mbetet tek populli i Kosovës dhe shteti ynë..”

Gjatë qëndrimit në Bernë, ministri Hoxhaj i shoqëruar nga ambasadori Naim Malaj në Zvicër, ka zhvilluar edhe takime të tjera me përfaqësues të shtetit zviceran dhe me përfaqësues të diasporës kosovare. Krejt, në fund pas takimit dhe konferencës së shtypit për mediat znj. Calmy-Rey pranoi me në fund cmimin mjaft të përfolur në mediat tona dhe zvicerane  te cilin cmim në shenjë mirënjohjeje dhe rrespekti  nga mërgimtarët e dhuroi Shpëtime Kamberi, akritkete e cila njëherësh është edhe autore e punimit në fjalë.
SHPËRNDAJE