Nga biseda e presidentit shqiptar me gazetarin edhe publicistin Nefail Maliqi në Zvicër ai ka folur përvec situatës në ballkan, me mjaft admirim ka folur edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ai për ketë agjenci informative në Kosovën Lindore, kishte shprehur edhe preokupimet e tija emocionale dhe për situatën e vëllezërve nga Lugina e Preshevë duke dënuar poiltikan diskriminuese të regjimit të Beogradit.
„Serbia do të ketë vështërsi në anëtarësimin e saj në BE dhe kurrë nuk do të ketë perspektivë të mirë në Evropë me shqiptarët e diskriminuar. Pra, ne do të angzahohemi për një status më të avancuar të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.“ ishte ky qëndrimi i prerë i presidentit Bujar Nishani , duke siguruar se qeveria shqiptare do të vazhdojë kontaktet me lidershipin e pushtetit lokal dhe vazhdimisht të mbështes dhe përkujdeset për popullatën shqiptare jashtë kufijve amdinistrativ të shtetit shqiptarë, si në Kosovë e Maqedoni, ashtu edhe në Luginën e Preshevës.