Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni me ftesë të homologut të tij nga Maqedonia. Në suaza të vizitës është zhvilluar një takim tet-a-tet i shefave të dy shteteve dhe takim plenar i delegacioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka pritur sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacollin, i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Bujqësisë e Republikës së Kosovës sot do të nënshkruajnë një protokoll për bashkëpunim në bujqësi dhe sektorëve të njëjtë.

 Përpos vizitës në Shkup, presidenti Pacolli do të qëndrojë të enjten edhe në Tetovë, ku do të takohet me krerët e partive shqiptare, si dhe do të vizitojë disa kompani të rëndësishme biznesi. Gjatë kësaj vizite presidenti Pacolli pasdite do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Maqedonisë.

SHPËRNDAJE